Apple, Amazon, Microsoft dhe Facebook po bëjnë të njëjtën gjë ndërsa Google veproi në shkallë të gjerë.Google dërgon gjithë stafin në shtëpi për shkak të koronavirusit

Kompania mëmë e Google, Alphabet, i kërkoi stafit në Amerikën e Veriut që të punojë nga shtëpia për të reduktuar mundësinë e përhapjes së koronavirusit.

Javën e kaluar gjiganti i teknologjisë dërgoi një memo për stafin duke  rekomanduar që punonjësit në Uashington të punojnë nga shtëpia.

Tashmë kjo kërkesë shkon për 100,000 punonjësit në 11 zyra në SHBA dhe Kanada. Alphabet është kompania më e fundit që del me një deklaratë të tillë.

Apple, Amazon, Microsoft dhe Facebook po bëjnë të njëjtën gjë ndërsa Google veproi në shkallë të gjerë.

Ditën e Dielë shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook tha se punonjësit në disa zyra në mbarë botën do të punojnë nga shtëpia. Twitter e bëri të detyrueshme punën nga shtëpia në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut.

Lexo po ashtu:  Deklarata e Winston Churchill për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *