Ditën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë globale si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Italia si një nga vendet më të prekura nga COVID-19 shënon një tjetër ditë të vështirë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe sot më shumë se 200 persona kanë gjetur vdekjen pas komplikacioneve të COVID-19.

Numri total i të prekurve nga koronavirusi shkon në 12.462 raste, ndërkohë që të vdekurit janë deri më tani 827 dhe janë më shumë se 1 mijë persona të shtruar në terapi intensive, duke rrezikuar kolapsin e strukturave shëndetësore italiane, veçanërisht në qytete si Milano dhe Bergamo.

Lexo po ashtu:  Vaksina e personalizuar kundër melanomës rezulton efektive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *