Kreshnik Ahmeti, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka njoftuat se i është refuzuar kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, që ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “kërkesa u refuzua për shkak të arrestimit të padrejtë dhe mbajtjes së vazhdueshme në paraburgim nga autoritetet e Beogradit, të qytetarit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetaj, edhe pse të gjitha faktet tregojnë se ai do të duhej të lirohej sa më parë”.

Postimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, refuzoi të enjten kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, që ta vizitojë Republikën e Kosovës, më 14 mars të vitit 2020.

Kërkesa u refuzua për shkak të arrestimit të padrejtë dhe mbajtjes së vazhdueshme në paraburgim nga autoritetet e Beogradit, të qytetarit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetaj, edhe pse të gjitha faktet tregojnë se ai do të duhej të lirohej sa më parë.

Lexo po ashtu:  Ish-Kryeministri Kurti: Më 12 qershor nuk ka protestë por manifestim, kemi mbledhur 180 mijë nënshkrime për peticionin “Duam Zgjedhje”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, kërkesat e tilla do t’i shqyrtojë vetëm pas lirimit të z. Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua nga policia serbe më 4 janar 2020, në pikën kufitare në Merdare, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë, me pretekstin se dyshohet për krime lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *