Psikopatia është një çrregullim i personalitetit, i karakterizuar nga mungesa e ndjeshmërisë dhe pendesës, si dhe një prirje drejt sjelljes impulsive dhe mospërfillje të normave shoqërore. Ndërsa shumica e njerëzve me këtë gjendje, nuk përfshihen kurrë në sjellje të dhunshme apo kriminale, studimet sugjerojnë se ka disa profesione që kanë më shumë gjasa të tërheqin individë me tipare psikopatike. Ja cilat janë 10 karrierat kryesore, që ekspertët kanë identifikuar se kanë më shumë psikopatë:

Drejtuesit ekzekutivë (CEO)

Studimet kanë zbuluar se udhëheqësit e biznesit, veçanërisht ata në industritë që karakterizohen nga një nivel i lartë i stresit dhe presioni të madh siç janë financat, kanë më shumë gjasa të shfaqin tipare psikopatike. Kjo mund të jetë për shkak të natyrës konkurruese të punës, si dhe vënies së theksit tek rezultatet dhe normat e fitimit.

Avokatia

Avokatët janë të trajnuar për të qenë argumentues dhe bindës, gjë që mund të tërheqë individët me prirje psikopatike. Për më tepër, natyra plot rreziqe e shumë çështjeve ligjore, mund t’i joshë ata që tërhiqen nga ndërmarrja e rrezikut dhe emocionet.

Media (TV/Radio)

Industria e medias, sidomos pozicione të tillë si moderimi i emisioneve, kërkon individë që janë karizmatikë dhe të sigurt. Këto tipare mund të jenë më të zakonshme tek njerëzit me psikopati, të cilët shpeshherë janë shumë të aftë në manipulimin e të tjerëve.

Shitës

Ai i shitësit, është një profesion që kërkon një sasi të caktuar agresiviteti dhe këmbënguljeje. Individët me prirje psikopatike, mund të jenë veçanërisht të aftë në mbylljen e marrëveshjeve dhe negocimin e kontratave, si dhe në përballimin e dinamikave sociale në këtë sektor.

Kirurgë

Kirurgët shihen shpesh si individë të sigurt, por në disa raste siguria mund të jetë një tipar i lidhur me psikopatinë. Për më tepër, natyra me presion të lartë dhe me rreziqe e operacioneve, mund t’i joshë ata ndaj eksitimit dhe rrezikut.

Gazetaria

Shpeshherë gazetarëve u kërkohet të veprojnë në peizazhe komplekse sociale dhe politike, si dhe të përballen me një shkallë të lartë stresi dhe pasigurie. Këta faktorë mund të tërheqin individët me tipare psikopatike, të cilët mund të lulëzojnë në situata që kërkojnë të menduarit dhe vendimmarrjen e shpejtë.

Oficerë policie

Ndërsa jo të gjithë oficerët e policisë janë psikopatë, një studim ka zbuluar se një numër më i lartë sesa mesatarja e personelit të zbatimit të ligjit shfaqin tipare psikopatike. Natyra e punës me stres të lartë dhe me rreziqe të mëdha, si dhe nevoja për këmbëngulje dhe marrjen e rrezikut, mund ta bëjnë këtë punë tërheqëse për individët me prirje psikopatike.

Klerikët

Roli i klerit kërkon një shkallë të lartë ndjeshmërie dhe dhembshurie. Por ka disa individë që mund të tërhiqen nga pozicionet fetare për arsye më të liga. Studimet kanë zbuluar se individët me tipare psikopatike, mund të tërhiqen nga rolet në të cilat ata mund të ushtrojnë pushtet dhe kontroll mbi të tjerët.

Shefat e kuzhinës

Megjithëse zakonisht nuk shoqërohet me psikopatinë, mjedisi me presion të lartë në një kuzhine profesionale, mund të jetë tërheqës për individët me tipare të caktuara që lidhen me çrregullimin. Kuzhinierëve u kërkohet të jenë vendimtarë, të sigurt dhe të aftë për t’u përballur me stresin, të cilat mund të jenë tipare më të zakonshme tek individët me psikopati.

Nëpunës civil

Edhe pse nuk është një profesion i profilit të lartë, punonjësit e shërbimit civil si zyrtarët e qeverisë dhe asistentët administrativë, mund të tërheqin individë me prirje psikopatike. Këto role kërkojnë një shkallë të lartë organizimi, të menduar në mënyrë strategjike, dhe aftësi ndër-personale, të cilat mund të jenë tipare më të zakonshme tek individët me psikopati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *