Autoritetet kineze bëjnë me dije se pandemia e koronavirusit ka arritur pikun dhe se ajo mund të përfundojë në muajin qershor.

Kjo sigurisht nëse të gjitha vendet e prekura do të aplikojnë masat agresive të karantinimit dhe kufizimit të lëvizjes. Këshilltari mjekësor i qeverisë kineze, epidemiologu 83 vjeçar, Zhong Nanshan që njihet për ndihmën që dha në luftën kundër SARS në vitin 2003 ka deklaruar se në mes të këtij viti pandemia do të ketë marrë fund.

Nëse të gjitha vendet mobilizohen do të ketë mbaruar në qershor. Por nëse disa vende nuk e trajtojnë infeksionin dhe dëmet seriozisht dhe nëse nuk ndërhyjnë fuqimisht, mund të zgjasë më shumë, tha ai.

Deri më tani koronavirusi ka infektuar 126 mijë njerëz në mbarë botën thuajse nga të cilët kanë vdekur 4 624 persona.

Lexo po ashtu:  Edhe amerikanët janë “ngelësa”, si shqiptarët – Prindërit paguajnë që fëmijët të kalojnë provimet në shkollat elitë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *