Shpërndarja e madhe në botë e koronavirusit ka bërë që njerëzit të hynë në panik.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në shumë vende të botës, përveç produkteve higjenike, atyre mbrojtëse nga koronavirusi dhe të tjera është rritur edhe numri i shitjes së prezervativëve.
Nëpër rrjetet sociale njerëzit kanë pyetur nëse mund të merrni koronavirusin nga seksi, puthjet ose kontakte të tjera intime.

Përgjigja e shkurtër e ekspertëve është se: “Ajo që ne dimë deri më tani është se COVID-19 është i pranishëm në sekrecione të frymëmarrjes”.
Për shkak se këto sekrecione mund të barten nga një person i infektuar në tjetrin, ekspertët kanë dekurajuar përshëndetjen me puthje.
Puthja sipas dr.Englund është mënyra më e lehtë për përhapjen e virusit COVID19 sa i përket kontakteve intime.
Sa i përket pyetjes nëse koronavirusi është i pranishëm në pjesët intime të njerëzve është e panjohur ende për ekspertët, por aktiviteti seksual gjithësesi shton rrezikun e prekjes nga koronavirusi.




