Në mbledhjen e sotme të Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusi sot u propozua që të mbyllen kufijtë e Kosovës.

Këtë e rekomandoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha se ky pezullim të jetë i përkohshëm.

“Propozohet mbyllja e kufijve me shtetet fqinje, pezullimi i përkohshëm i linjave tokësore dhe ajrore deri në një vendin tjetër, përjashtim bëjnë të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët do të hulumtohen nga Institutet mjekësore”, ka thënë Vitia.

Vitia shtoi se kjo të bëhet pavarësisht se asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.

“Në Kosovë akoma nuk kemi raste të konfirmuar por me qëllim të parandalimit të shfaqjes së rasteve me koronavirus”, përfundoi ai.

E i pari i Qeverisë së Kosovës që është edhe kryesues i këtij Komisioni, Albin Kurti propozoi që diskutim të bëhet i mbyllur ndërsa vendimi do të bëhet publik në një konferencë për medie.

Lexo po ashtu:  Qeveria apel bashkatdhetarëve: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *