A zhduket koronavirusi në temperatura të larta? Që prej nisjes së përhapjes masive të Covid-19 në të gjithë botën, ka pasur mjaft teori.

Fillimisht virusi u konsiderua i ngjashëm me gripin sezonal, por më i rrezikshëm për grupet e ndjeshme që kanë dhe infeksione apo sëmundje të tjera. Kjo teori rezultoi e gabuar, pasi niveli i vdekshmërisë nga COVID-19 është mbi 2%, krahasuar me 0.1% të gripit sezonal.

Gjerësisht u përhap dhe një ide tjetër, sipas së cilës virusi do zhduket në temperatura të larta pasi vendet më të prekura si Wuhani, Irani, Italia apo Koreja e Jugut, kanë aktualisht thuajse të njëjtën klimë. Mot të ftohtë dhe me lagështi të lartë.

Por duket se as kjo nuk qëndron dhe mund të përballemi me një infeksion që zgjat, gjatë gjithë vitit. Mbi 100 raste me koronavirus janë konfirmuar në Singapor, ku moti është i ngrohtë, gati gjatë gjithë vitit. Edhe Australia, Brazili dhe Argjentina janë aktualisht në mes të verës, por kanë raportuar shumë raste.

Lexo po ashtu:  Alkooli është substanca që shpie në përdorim të drogave tjera, jo marihuana

Këto shembuj shtojnë skepticizmin dhe frikën, se ky koronavirus mund të mos zhduket në mot të ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *