Ajri, uji, ushqimi dhe marrëdhëniet intime mendohet sipas specialistëve se janë përbërësit kryesorë për mbijetesën njerëzore. Por në realitet, duhet të ketë edhe dicka tjetër në këtë listë pikërisht Gjumi.

Supozohet që njeriu të bëjë rreth 7-10 orë gjumë çdo natë, në varësi të moshës, por Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se një e treta e amerikanëve flenë më pak se shtatë orë në natë. Por ky është një problem jo vetëm amerikan por global.

Problemet e gjumit përbëjnë një epidemi globale që kërcënon shëndetin dhe cilësinë e jetës për deri në 45% të popullsisë së botës,” sipas World Sleep Society, një organizatë jofitimprurëse e profesionistëve të gjumit, e dedikuar për avancimin e “shëndetit të gjumit në të gjithë botën”, i cili është edhe sponsori i Ditës Botërore të Gjumit, i cili në vitin 2020 bie pikërisht të Premten, më 13 Mars.

Megjithatë, edhe pse çdokush mund të pyesë se si mundet një individ të flerë nëse ai ka shqetësime, probleme dhe nëse bota po përjeton një moment kaq të vështirë? Përgjigja që ekspertët japin është se mungesa e gjumit nuk do t’i bëjë gjërat më mirë.

Lexo po ashtu:  6 gjërat që nuk duhet të bëni nëse doni të keni dhëmbë të bardhë si perla

Gjumi i dobët kontribuon në shtimin e peshës, mungesës së fuqive dhe energjive fizike, një imunitet jofunksional, presion të lartë të gjakut, sëmundjeve kardiovaskulare, goditje në tru, diabet, Alzheimer, depresion, ankth dhe çrregullime të tjera.

Për ta luftuar këtë, ekspertët e gjumit nga Shoqata Botërore e Gjumit kanë krijuar këto shtatë rregulla të higjenës së gjumit:

  1. -Vendosni një orar të caktuar për gjumin dhe ecjen ditore
  2. -Nëse keni zakon të flini gjatë ditës mundohuni të mos e tejkaloni periudhën e 45 minutave
  3. -Evitoni sa të mundeni konsumin e alkolit dhe cigares
  4. -Konsumoni kafen e fundit 6 orë para se të flini
  5. -Evitoni të hani ushqime shumë pikante, të ëmbla dhe të rënda për tu tretur përpara se të flini
  6. -Bëni ushtrime dhe aktivitete fizike por jo para se të flini
  7. -Mundohuni të krijoni një ambient të përshtatshëm dhe komod gjumi (CNN)

Edel Strazimiri / SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *