Ashtu siç kishte paralajmëruar, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re “How to be lonely”.

Për kompozimin e kësaj kënge është kujdesur producenti dhe këngëtari Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’ sivjet.

Rita e publikoi këngën e re në mesnatë në të gjitha platformat online të muzikës, teksa më pas edhe në kanalin e saj zyrtar në YouTube, në versionin audio. Shumë shpejt, artistja pritet të publikojë edhe klipin e “How to be lonely”, në të cilin do të shfaqet në disa skena mjaft atraktive dhe provokuese, disa prej të cilave i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:  Beyonce dhe Adele, divat e muzikës po vijnë me një super bashkëpunim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *