Koronavirusi mund të mos godasë Shqipërinë aq sa ka goditur Veriun e Italisë, por në të kundërt mund të jetë shumë më pak agresiv. Mesazhi i optimizmit vjen nga analiza e profesorit Robert Gallo, studiues më famë botërore, një nga zbuluesit e virusit të SIDA dhe të testit të parë të diagnostikuar të HIV.

Sot eshte drejtor i Institutit te virologjise ne Universitetin e Mariland ne SHBA.

Sipas Roberto Gallo ”epidemia qe po perhapet tani ne itali nuk eshte njeloj si epidemia qe u perhap ne Kine dhe besoj se nuk eshte e sigurt qe covid i ri do te perhapet ne mase edhe ne Jug te Italise”.

“Me hartën e botës në dorë po dallojmë një përhapje nga Lindja në Perëndim dhe në të kundërt dhe jo nga Veriu në Jug. Nëse shikojmë globin shohim se vir.usi psh nuk është përhapur në Rusi dhe në Afrikë. Nuk e dimë akoma pse, ndoshta është një faktor që lidhet me temperaturën ose jo. Por është një element që duhet marrë me patjetër në konsideratë”

Lexo po ashtu:  Albin Kurti: S’do të ketë takim me Vuçiqin në Bruksel para 6 tetorit

Italia e jugut, që është në të njejtën pozicion gjeografik jugor si Shqipëria në fakt deri në këto momente është më pak e prekur nga ko.ronav.irusi në krahasim me rajonet në Italinë e veriut.

Është fakt që në Pulja për shembull, pavarësisht nga shkëmbimet e vazhueshme të njerëzve me Italinë e veriut, janë vetëm 100 të infektuar, nga të cilët vetëm 2 janë shtruar në reanimacion me simptoma më të rë.nda. Edhe në Romë, që ka popullsi të njejtë me Milanon, deri tani rastet jane vetëm 170 dhe vetëm 20 janë shtruar në reanimacion, krahasuar me 9.000 vetëm në Lombardi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *