Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i ka shkruar letër shtetit të Serbisë, ku ka kërkuar që të arrihet njohja reciproke me Kosovën.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Me një letër zyrtare, Blinken ka uruar Serbinë për ditën e tyre ndërkombëtare, derisa ka kërkuar nga ta që të arrin njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon.

“Vendet tona kanë ndërtuar lidhje të forta gjatë 140 viteve të fundit dhe Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një të ardhme edhe më të ndritshme së bashku si partnerë në Evropë dhe në skenën globale. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, thuhet në letrën e dërguar nga Blinken drejt Aleksandër Vuçiq.

Presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi Serbisë vitin e kaluar të njohë Kosovën.

Lexo po ashtu:  Në samit do shkojmë, çështja është me atlete apo këpucë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *