Autoritetet gjermane kanë premtuar ndihma të mëdha financiare për kompanitë e vendit gjatë kohës së përhapjes së koronavirusit, përfshirë ofrimin e kredive të pakufizuara.

Ministri gjerman i financave, Olaf Scholz, dhe ministri i ekonomisë dhe energjisë, Peter Altmaier, i siguruan bizneset gjatë një konference për gazetarë se do ta kenë përkrahjen nga shteti.

“Nuk ka kufizim për kredinë e ofruar nga KfW-ja (Banka për Zhvillim), ky është mesazhi më i rëndësishëm”, tha ministri Scholz.

Ndërkohë ministri Altmaier tha se 550 miliardë euro do të ofrohen si hua vetëm për kompanitë e reja, shkruan “Daily Mail”.

“Ne kemi premtuar se nuk do të dështojmë për shkak të mungesës së parave apo mungesës së vullnetit politik. Kjo nënkupton se asnjë kompani e shëndoshë dhe asnjë vend i punës nuk duhet të jetë në vështirësi”, shtoi ai.

Dy ministrat lanë të kuptohet se shteti ka fonde të mjaftueshme në llogarinë e thesarit për një betejë të gjatë me efektet ekonomike të virusit të ri.

Lexo po ashtu:  Kush është Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi?

“Nëse zgjat më gjatë, ne mund të vazhdojmë më shumë. Ju mund të keni kurajë, rreziku do të bartet nga ne”, tha ministri Scholz.

Pakoja financiare që u ofrua nga qeveria është më e madhe se ndihma që ishte ofruar nga shteti gjatë krizës financiare të vitit 2008, kur ishin vënë në dispozicion 500 miliardë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *