Në rrjete sociale ka filluar të shpërndahet shumë një video e TED, ku Bill Gates gjatë fjalimit të tij ka bërë një parashikim të habitshëm.

Bill Gates i cili para publikut me këtë fjalim kishte dalur pesë vite më parë, tregon se kriza më e madhe në botë nuk do të vijë nga bombat atomike por nga përhapja e një virusi, ku më pas shprehet se bota ka investuar shumë nëpër bomba dhe aspak në investimin e përballimit të një epidemie potenciale.

“Teknologjia mund të luajë një rol të madh në parandalimin e përhapjes së një virusi”, shprehej ai para publikut.

“Mund të bëhemi gati, nuk ka nevoje për panik. Nuk kemi nevojë të mbledhim kanaqe makaronash dhe të fshihemi në bodrume”, vazhdon tutje Bill Gates.

Fjalimi i Gates është mbajtur më 19 mars 2015, dhe parashikon saktësisht atë që po ndodh sot në botë.

Lexo po ashtu:  Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *