“Aferat romantike në kuptimin modern në kohën klasike kanë ndodhur vetëm jashtë shoqërisë zyrtare. Barinjtë, lumturia dhe mjerimi i të cilëve është kënduar nga Theocritosi dhe Moschusi, të tillë si Daphnis dhe Chloe e Logosi, të gjithë këta ishin skllavë të cilët nuk kishin pjesë në shtet dhe në sferën ditore të qytetarëve të lirë.

Jashtë nga rrethet e skllavëve, aferat romantike i gjejmë vetëm si produkte të shpërbërjes së një bote të vjetër që është në fundosje e sipër.

Objektet e tyre janë gratë të cilat gjithashtu janë duke qëndruar jashtë nga shoqëria zyrtare, kurtizane që s’janë as të huaja e as skllave të çliruara: në Athinë ato kanë ekzistuar që nga fillimi i rënies së saj, në Romë në kohën e perëndorëve.

Nëse aferat romantike vërtetë kanë ndodhur ndonjëherë mes mashkullit dhe femrës së lirë, kjo ka ndodhur vetëm në formën e tradhëtisë bashkëshortore.”

– Friedrich Engels“Origjina e familjes, prona private dhe shteti.”

Lexo po ashtu:  Routeri i Linksys, nëse kërkoni Wi-Fi 6 pa shpenzuar shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *