Për shkak të gjendjes së krijuar nga masat e ndërmarra pas shpalljes pandemi të coronavirusit, shumë qytetarë kanë paraqitur raste të ngritjes së çmimeve të artikujve të ndryshëm elementarë por edhe të barnave. Si pasojë e kësaj ditëve të fundit Administrata Tatimore e Kosovës ka trajtuar 516 raste të raportuara, ndaj të cilave janë ndërmarr veprime adekuate ligjore.

Administrata Tatimore e Kosovës  njofton se pas rreth 1, 809 thirrjeve të pranuara nga qytetarët për rritje të çmimeve nga bizneset, inspektorët tatimor deri më tani kanë trajtuar 516 raste të raportuara.

“Duhet potencuar se diferenca mes numrit të raportimeve dhe numrit të rasteve të trajtuara- është pasi që përmes linjave të hapura telefonike në të shumtën e rasteve,  për një biznes të njëjtë është raportuar dhjetëra herë”, thuhet në njoftim.

“Si rezultat i vizitave në teren, është konstatuar se një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë rritur çmimet e produkteve bazike ushqimore, si dhe atyre farmaceutike, andaj ATK në bashkëpunim me organet kompetente, duke përfshirë këtu inspektoriatin e tregut, prokurorin dhe policinë, bazuar në raportet e inspektorëve tatimor do të ndërmarr veprime ligjore”.

Lexo po ashtu:  Shqipëri e vërtetë është edhe kjo. Madje kjo është Shqipëria

“Vlen të theksohet se denoncimet e këtyre rasteve,  kanë qenë kryesisht për produkte bazike ushqimore dhe farmaceutike (miell, vaj, sheqer, maska mbrojtëse, dezinfektues, alkool, si dhe sirup për fëmijë Vitamin C)”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore e Kosovës menjëherë pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka organizuar edhe ekipet përgjegjëse, të cilat do të menaxhojnë më situatën e krijuar nga coronavirusi (COVID-19).

Po ashtu,  ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165  e cila aktualisht është me pagesë, për të cilën ATK është duke komunikuar me Telekomin që të mundësohet heqja e tarifës deri në tejkalimin e kësaj situate.  Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë për raportim nga ora 08:00 deri në orën 22:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *