Shtetet fqinje kanë marrë masa të rrepta për të mbrojtur shëndetin publik pas shpalljes së koronavirusit pandemi.

Bullgaria, Serbia dhe Kroacia, sipas mediave, duken më të rreptat në këtë drejtim.

Në Bullgari, mosrespektimi i masave të marra nga Qeveria fillimisht ndëshkohet me 2.500 euro dhe me mundësi deri në tre vjet burgim, ndërkohë përsëritja e kësaj shkelje mund të sanksionohet deri në pesë vjet burgim dhe me 25 mijë euro gjobë, raporton koha.

Në Kroaci, tash që gjithçka është paralizuar, dalja në qytet pa arsye gjobitet me 1.000 euro. Shkelja e këtij vendimi nënkupton rritje të gjobës, që për herë të katërt mund shkojë deri në 16 euro.

Në Serbi, të dielën mbrëma është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka nxjerr edhe ushtrinë në rrugë. Ata që vijnë nga vendet që llogariten me rrezik të lartë duhet të izolohen dhe thyerja e këtij vendimi, sipas vendimit të Qeverisë, sanksionohet deri në tre vjet burgim. Ka masa edhe për dalje pa arsye në qytet.

Lexo po ashtu:  Studimi i "The Lancet", CoVid 19 qëndron 37 ditë te pacientët e prekur

Në Shqipëri janë marrë po ashtu masa të gjëra. Gjobat për ata që nuk vetizolohen kur vijnë nga vendet me risk të lartë shkojnë deri në 350 euro fillimisht, ndërkohë për bizneset që nuk respektojnë vendimin e Qeverisë për mbyllje, tetë mijë euro gjobë për të voglat dhe 40 mijë euro për të mëdhatë.

Po ashtu, vozitësve do t’u merret leja e vozitjes për gjashtë muaj, kurse automjeti për tre vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *