Nga temperatura e dhomës tuaj deri tek sistemimi i rrëmujës, studimet shkencore dhe ekspertët e gjumit kanë zbuluar se gjendja e dhomës tuaj të gjumit dhe zakonet tuaja të dhomës së gjumit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e gjumit tuaj. Nëse jeni me humor të keq kur zgjoheni në mëngjes, dhoma juaj e gjumit mund të jetë problemi i vërtetë. Ja 20 këshilla praktike për të përfituar sa më shumë nga koha e “artë” e gjumit:
- Krijoni një hapësirë më të këndshme estetike
- Bëjeni atë një zonë relaksi dhe mos punoni në të
- Pastroni rrëmujën dhe mos krijoni pirgje rrobash
- Mbajeni temperaturën të freskët (Për gjumë optimale, temperatura juaj e dhomës së gjumit duhet të jetë midis celcius 16-20 gradë, sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit)
- Vlerësoni dyshekun tuaj dhe cilësinë e tij
- Merrni çarçafë të mirë (Jo vetëm që duhet t’i lani ato të paktën një herë në dy javë, por duhet t’i kushtoni vëmendje edhe cilësisë)
- Krijoni një shtrat të rehatshëm
- Merrni jastëkun e përshtatshëm për ju
- Konsideroni të përdorni një jorgan të lehtë të tipit trapunta
- Rregullojeni shtratin tuaj në mëngjes pasi zgjoheni (Një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit zbuloi se njerëzit që rregullojnë rregullisht shtretërit e tyre në mëngjes, gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të fliin mirë)
- Ndriçimi në dhomë duhet të jetë me tension të ulët
- Kushtojini vëmendje cilësisë së perdeve dhe ngjyrave të tyre
- Përdorni produkte aromatike dhome (Aromaterapia mbështetet në ndjenjën e aromës për të shëruar mendjen, trupin dhe shpirtin)
- Provoni meditimin (Meditimi nuk është i lehtë, por ia vlen të provoni para gjumit nëse e keni bërë dhomën e gjumit ambientin e duhur)
- Fikni dritat (Sipas një studimi të botuar në Gazetën e Endokrinologjisë Klinike dhe Metabolizmit, ekspozimi ndaj dritës para dhe gjatë gjumit eliminon melatoninën (hormon që ndihmon zgjimin nga gjumi))
- Vendosni muzikë ambienti të qetë me tinguj deti ose natyre (Nëse keni gjumi e lehtë dhe jeni veçanërisht i ndjeshëm ndaj zhurmave shpërqendruese, provoni të përdorni “zhurmë të bardhë” për të mbytur tingujt e padëshiruar)
- Merrni një orë alarmi në vend që ta keni telefonin tuaj rreth e rrotull
- Vendosni elektronikën larg
- Shmangni TV
- Përdorni humidifikator ambienti
Edel Strazimiri / SCAN