Ndërsa bota po përballet me një krizë shëndetësore dhe pasojat ekonomike që ajo sjell, sikurse është koronavirus, po bëhet gjithnjë e më shumë më e vështirë për kompanitë që të mendojnë për diçka tjetër.

Kjo ka qenë veçanërisht e vërtetë për Apple, e cila po përballet me shkurtim të ardhurash këtë tremujor dhe është detyruar të rimendojë se si do të mbajë konferencën e lançimit të produktit të saj më të ri, për shkak të COVID-19. Kohët e fundit, kompania gjithashtu mbylli të gjitha dyqanet e saj jashtë Kinës deri në 27 Mars, si pjesë e një përpjekje për të ngadalësuar pandeminë. Pa harruar këtu skandalin e ngadalësimit të qëllimshëm të telefonave të vjetër dhe gjoba e majme që ndoqi atë.

Pritshmëritë për iPhone-in e ardhshëm janë ngritur lart këto kohë. Në nëntor, një raport nga Strategjia Analytics sugjeroi që Apple mund të tejkalonte rivalët Samsung dhe Huawei në udhëheqjen e tregut për telefonat inteligjentë 5G.

Përveç lidhjes 5G, iPhone 12 i Apple pritet të përfaqësojë një largim dramatik nga formacioni aktual i Apple. Telefoni i ri pritet që të ketë një dizajn të ri, kamera 3D dhe një sensor gishti të futur në ekran, midis veçorive të tjera.

Lexo po ashtu:  Grenell mbronë spiunën ruse, sulmon Sveçlën për shpalljen “non grata” të spiunes ruse

Analistë nga firma si Morgan Stanley, Canaccord Genuity, dhe Raymond James shkruajnë se iPhone 5G do të jetë pikërisht ajo që Apple ka nevojë këto kohë për të risjellë fitime të mëdha për kompaninë.

Duke pasur parasysh se sa i paparashikueshëm ka qenë koronavirusi dhe pasojat e tij në biznesin e Apple, padyshim që investitorët do të hedhin sytë nga celulari më i ri i kompanisë për të gjetur siguri. Fundja, siguri është gjithçka çfarë investitorët kërkojnë.

 

D/B

Burimi: Business Insider

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *