Shefi i medias shtetërore ruse, Dmitry Kiselyov, ka thënë se Rusia do të kthehej në shtet të dështuar pa presidentin, Vladimir Putin, teksa ka synuar të arsyetojë ndryshimet kushtetuese që do t’i lejojnë ish-zyrtarit të Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik (KGB), që të mbetet në pushtet deri më 2036.

Putin, që aktualisht po kryen mandatin e katërt presidencial, ka përkrahur ndryshimet kushtetuese që do t’i lejonin atij të injoronte ndalesat kushtetuese dhe të garojë për një tjetër mandat pesëvjeçar.

Gjykata Kushtetuese pritet të miratojë këto ndryshime më vonë gjatë këtij muaji.

“Le të jemi të sinqertë, Rusia pa Putinin ende nuk funksionon”, ka thënë Kiselyov më 15 mars gjatë programit të tij të famshëm të dielave që transmetohet në Rossiya 24.

Sipas tij sistemi politik në këtë shtet ende nuk është “kompletuar” dhe “balancuar”.

Kiselyov, shef i propagandës së shtetit ka thënë se kombi rus ende nuk ka “opozitë të përgjegjshme” që mund të fitojë zgjedhjet pa shkatërruar shtetin.

Lexo po ashtu:  UNICEF: Në Kosovë rreth 38.000 fëmijë më aftësi të kufizuar nuk e vijojnë shkollimin

Ai ka pretenduar se qëndrimi i Putinit në pushtet për 12 vjet të tjera do t’i ndihmonte shtetit që të zhvillonte institucionet politike.

Institucionet politike në Rusi, duke përfshirë parlamentin dhe partitë politike janë dobësuar ashpër gjatë dy dekadave të udhëhqësisë së Putinit, përderisa janë burgosur, vrarë dhe kanë ikur nga shteti një varg figurash opozitare.

Në procesin e fundit zgjedhor në Rusi po ashtu është raportuar për shkelje të ndryshme, duke përmendur edhe ndalesat që u janë vënë disa politikanëve opozitarë për të garuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *