Studiuesit në SHBA kanë nisur përdorimin eksperimental të një vaksinë kundër koronavirusit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Vaksina është krijuar në kohë rekorde pas shpërthimit të virusit nga Kina derisa është përdorur në vullnetarë.
“Ne të gjithë ndihemi të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e madhe për mua për të bërë diçka në këtë drejtim”, tha Jennifer Haller, 43 vjeçe nga Seattle, e cila mori vaksinën.

Ajo është nënë e dy adoleshentëve dhe ‘ata mendojnë që është gjë e mirë” që ajo u bë pjesë e studimit.
Vaksina do të testohet në 45 vullnetarë.
Dhjetëra ekipe të hulumtuesve në mbarë botën janë duke bërë të pamundurën që të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19, që po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe nëpër botë.




