Thuhet se faktorë psikologjikë të tillë si emocionet, fshihen prapa veprimeve të ndryshme të njerëzve
Sipas një studimi personat të cilët ndihen sikur kanë humbur kontrollin mbi ambientin të cilin i rrethon si familja, puna, shoqëria, blejnë më shumë produkte pastrimi, qetësues dhe qumësht të skremuar se të tjerët.
Blerësit me gjasë besojnë se cilësitë të cilat lidhen me zgjidhjen e problemeve – ose në rastin e qumështit të skremuar, i cili lidhet me shëndetin dhe funksionalitetin – do t’u ndihmojnë atyre të ndihen sikur kanë më shumë kontroll mbi jetën e tyre.
Perceptimet mbi kontrollin shfaqen në shportën tuaj thonë studiuesit.
Blerësit që më parë rikujtuan ndjenjën e humbjes së kontrollit blenë më shumë se dyfishin e numrit të produkteve “utilitariste”, si mjetet dhe pajisjet për pastrim, se sa blerësit e tjerë.
Ndërsa hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit materialistë kanë tendencë të shpenzojnë për të blerë kur ndihen të shqetësuar dhe njerëzit e vetmuar u drejtohen dyqaneve të shtyrë nga po të njëjtat ndjenja.
Studimi i dyqaneve ushqimore dhe sjelljes konsumatore , janë ndër të parat që lidhin mungesën e kontrollit të perceptuar me zgjidhjen e produkteve “utilitare” e cila është një mënyrë e mirë për të pasur parasysh ndërlidhjen e tyre dhe ndikimin të cilin kanë ndjenjat në shpenzimet mujore.