Ryzen 4900HS 35W ka tetë bërthama me dizajn prej 16-procesesh dhe shpejtësi prej 3.0Ghz që mund të shkojë deri në 4.3Ghz. Modeli 4900H është 45W dhe ka frekuencë bazë prej 3.3Ghz dhe turbo prej 4.4Ghz.Procesorët e rinj të AMD për laptopët thyejnë hegjemoninë e Intel

AMD prezantoi ditën e sotme dy procesorë të rinj për laptopët, modelet Ryzen 9 4900H dhe 4900HS.

Çipet janë më të fuqishmit e linjës së re AMD 4000 Mobile Series bazuar në arkitekturën 7-nanometër Zen 2 dhe janë dizajnuar për të konkurruar me linjën Core i9 të Intel.

Procesorët e rinj pritet të shfaqen në laptopët e rinj këtë pranverë. Ata ofrojnë eksperiencë lojërash të nivelit desktop për laptopët. AMD tha se 4900HS do të shfaqet tek Asus 14-inç ROG Zephyrys G14 i cili nga kompania konsiderohet laptopi më i fuqishëm në botë 14-inç për lojërat.

Ryzen 4900HS 35W ka tetë bërthama me dizajn prej 16-procesesh dhe shpejtësi prej 3.0Ghz që mund të shkojë deri në 4.3Ghz. Modeli 4900H është 45W dhe ka frekuencë bazë prej 3.3Ghz dhe turbo prej 4.4Ghz.

Lexo po ashtu:  Chrome është gati ti japë drejtim një shqetësimi që rëndon prej kohësh përdoruesit

AMD premton performancë superiore krahasuar me procesorët Intel. Në testimet e AMD, 4900HS është 285 më i shpejtë sesa Core i9-9880H në Cinebench R20, 23% në transkodimin e videove, 56% në përpunimin e imazheve dhe 32% në regjistrimin e tingujve.

Core i9 fitoi me 8% në PCMark 10 DCC.

AMD gjithashtu pretendon se 4900HS së bashku me një Nvidia RTX 2060 Max-Q mund të tejkalojë 60 frekuenca në sekondë si Rise of the Tomb Raider me 104fps, Hitman me 90fps dhe Far Cry 5 me 90fps.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *