Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kur WordPress 5.5 të mbërrijë pronarët e faqeve në teori mund të mos shqetësohen më për sigurinë e tyre sepse shtojcat do të përditësohen automatikisht.WordPress sjell opsionin e shumëkërkuar

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Përditësimi i ardhshëm në WordPress do të sjellë përditësimin automatik të temave dhe shtojcave.

Aktualisht, përditësimi automatik është i disponueshëm vetëm për bazën e sistemit të menaxhimit WordPress. Së shpejti kur versioni stabil i WordPress 5.5 të debutojë, temat dhe shtojcat mund të vendosen të përditësohen automatikisht.

Një prej arsyeve të këtij ndryshimi është edhe parandalimi i harkimeve të cilat në të shumtën e rasteve vinë duke shfrytëzuar problemet e sigurisë me këto shtojca të cilat nuk përditësohen në kohë.

Kur WordPress 5.5 të mbërrijë pronarët e faqeve në teori mund të mos shqetësohen më për sigurinë e tyre sepse shtojcat do të përditësohen automatikisht.

Lexo po ashtu:  “Gjurmë Shqiptare”: Vendi i shenjtë i shqiptarëve!

Funksioni është pritur prej kohësh dhe ka qenë në punim prej disa muajsh, të paktën që nga 2019. Në Shkurt ekipi i WordPress publikoi një shtojcë me këtë funksionalitet por duhet të jeni të kujdesshëm përpara se ta shkarkoni ngaqë është një testim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *