SEAD ZIMERI

Ne duhet në çdo gjë të koordinohemi me Evropën dhe politikat tona duhet të jenë në linjë me politikat e saj.

Sërbia po kthehet nga Kina, duke i dhënë shuplakë Evropës. Mirë, tani është koha që shqiptarët t’i konsolidojnë edhe më fortë marrëdhëniet me Evropën. Fatkeqësisht shuplaka që Vuçiç i dha Evropës koincidoi me përpjekjen meskine të presidentit Thaçi po ashtu për t’i dhënë një shuplakë Evropës. Në thelb edhe kritika e Thaçit edhe ajo e Vuçiçit ishin të njëjta: Evropa nuk po u jep ndihmën që ata duan dhe nuk po solidarizohet mjaftueshëm me ta. Por pse duhet të solidarizohet Evropa me ta?

Ekziston një asimetri në mënyrën se si këta flasin me Evropën dhe si flasin me padronët e tyre amerikanë dhe kinezë respektivisht. Fakti që këta i drejtohen Evropës në atë formë, pothuajse në të njëjtën kohë, tregon që Evropa nuk u dikton atyre politikat që ata duhet të marrin, apo çfarë marrëveshje duhet të arrijnë. Evropa pra, sado kudo, ende ka një respekt, qoftë edhe krejt minimal, për vullnetin demokratik të popujve tanë. Por si sillen udhëheqësit tanë? Si dy fëmijë të papërgjegjshëm dhe mosmirënjohës ndaj Evropës, sepse ajo nuk e përdor shkopin sa herë që këta nuk ndjekin rekomandimet e tyre.

Lexo po ashtu:  "Çelësi" kinez që shpëton Rusinë nga sanksionet

Njëkohësisht është ironike, në mos krejt cinike, qasja e këtyre dy liderëve ndaj Evropës. Nuk duan të veprojnë ashtu siç ajo i këshillon por pastaj ankohen që ajo nuk po u jep karrotën. Por karrotën duhet ta meritoni nëse vendosni të veproni kundër udhëzimeve të Evropës. E aq më pak meriton ndimën e saj kur i jep shuplakë dhe drejtohesh kah dikush tjetër që, ndoshta të ndihmon, por që nuk ka asnjë respekt për vullnetin demokratik të pupullit tënd dhe nuk i intereson as luftimi i korrupsionit as respektimi i ligjit nga pushteti. Nëse e dëshiron karrotën pa meritë duhet ta pranosh edhe shkopin kur nuk bindesh.

Unë jam për një Evropë që kërkon standarde në reciprocitet për ndihmën e saj, e jo thjeshtë servilizëm të pështirë që garanton karrierat politike të liderëve të korruptuar në dëm të mirëqenies së popujve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *