Shkencëtarët në Australi kanë bërë të ditur se njerëzit po këndellen nga koronavirusi, ngjashëm si nga gripi i zakonshëm.

Në një hulumtim të botuar në revistën shkencore “Nature Medicine”, shkencëtarët australianë kanë treguar për mënyrën se si sistemi i imunitetit po e lufton virusin COVID-19.

Në hulumtimin e tyre thuhet se duke i përcaktuar qelizat imunitare, që po aktivizohen në luftimin e virusit, hapet rruga edhe për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Autoritetet kanë konfirmuar se më shumë se 185 mijë raste me koronavirus janë konfirmuar deri më tani në botë. Teksa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 7 mijë. Në anën tjetër, më se 80 mijë janë shëruar.

“Zbulimi është i rëndësishëm, sepse është hera e parë që ne po e kuptojmë përnjëmend se si e lufton sistemi ynë i imunitetit koronavirusin”, ka thënë bashkautorja e studimit, profesoresha Katherine Kedzierska.

Hulumtimi i kryer nga shkencëtarët e Institutit për Infeksione dhe Imunitet “Peter Doherty” në Melburn është lavdëruar nga ekspertët. Madje njëri prej tyre e ka quajtur një zhvillim të rëndësishëm.

Lexo po ashtu:  Ushqime të pasura me biotinë, vitamina B që ju bën mirë për flokët, lëkurën dhe thonjtë

Për herë të parë, hulumtimi ka identifikuar katër lloje të qelizave imunitare që kanë luftuar Covid-19.

Ato janë vërejtur duke gjurmuar një paciente, e cila kishte simptoma mesatare të virusit dhe që më parë nuk kishte probleme shëndetësore.

47-vjeçarja nga Wuhani i Kinës ishte lajmëruar në një spital në Australi. Ajo kishte marrë veten brenda katërmbëdhjetë ditësh.

Profesoresha Kedzierska ka thënë se ekipi i saj kishte ekzaminuar “gjithë reagimin e imunitetit” te kjo paciente.

Tri ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike ishin vërejtur në qarkullimin e saj të gjakut. Në mesin e pacientëve me grip, këto qeliza shfaqen gjatë po të njëjtës kohë para rimarrjes së vetes.

“Ishim të mahnitur me rezultatet dhe me faktin se ne mund të kapnim aktualisht momentin e ngjalljes së qelizave imunitare në pacientin e infektuar para përmirësimit”, ka deklaruar ajo.

Të identifikuarit se kur qelizat e imunitetit mund të aktivizohen mund të ndihmojë në “parashikimin e kursit të virusit”.

Ministria e Shëndetësisë në Australi ka deklaruar se arritja shkencore ndihmon edhe “përshpejtimin” e gjetjes së vaksinës dhe trajtimeve të mundshme për pacientët e infektuar.

Lexo po ashtu:  Ndikimi i vitaminave C dhe D në sistemin imunitar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *