Padiskutim që  në këto kohë, të rrethuar nga koronavirusi, të gjithë duhet të qëndrojmë të izoluar në shtëpi. Gjatë kësaj kohe, për shumicën prej nesh divani ose krevati, është vendi ku shpenzojmë pjesën më të madhe të ditës, duke na shkaktuar kështu dhe efekte anësore sikurse mund të jetë dhimbja e trupit apo e mesit. Nisur nga këto shqetësime një mjek ortoped ka dhënë disa këshilla se si mund ta bëjmë divanin/shtratin një vend më të rehatshëm për të qëndruar.

Studioni dyshekun tuaj

Ka shumëllojshmëri alternativash përsa i përket zgjedhjes së dyshekut tuaj. Ai duhet të jetë i butë dhe pak i ngritur tek pjesa e vendosjes së jastëkut.

“Gjumi në një dyshek të mirë nuk do të eliminojë dhimbjen e shpinës, por një dyshek me mbështetje të dobët sigurisht që mund ta bëjë atë më të parehatshëm” Për ta bërë atë sa më komod në kushtet e shtëpisë, sigurohuni që të vendosni kuverta me material të butë në zonat ku hasni dhimbje trupi.

Lexo po ashtu:  Si të përballojmë stresin financiar?

Sigurohuni që jastëku që përdorni të jetë i duhuri

Sipas mjekëve ortopedë, jastëkët jo të duhur, shkaktojnë shpeshherë dhimbje qafe dhe për ata që vuajnë nga hernia diskale shkaktojnë edhe me shumë dhimbje. Mënyra për t’i evituar këto shqetësime, është të vendosni një jastëk nën qafë dhe gjoks ndërsa flini në bark ose në njërën anë, për të siguruar një qëndrim të mirë të trupit duke eliminuar kështu dhimbjet. Në përgjithësi,jastëkët duhet ta mbajnë kokën pak të ngritur mbi supet pa shumë përkulje përpara.

Praktikat e shëndetshme të gjumit janë thelbësore

Doktor Hilibrand, konfirmon që stresi mund ta përkeqësojë dhimbjen e shpinës, dhe pagjumësia veçanërisht është stresuese.

“Pra, është e rëndësishme që njerëzit me probleme të shpinës të përpiqen të flenë shtatë deri në tetë orë gjumë në natë,” sugjeron ai.
“Duke mos harruar se cilësia e gjumit është gjithashtu e rëndësishme! Një dhomë e ftohtë pa dritë të jashtme është mënyra më e mirë për të fjetur shpejt dhe për të fjetur mirë. Gjithashtu duhet të largoni të gjitha pajisjet elektronike si kompjuterin apo telefonin.”

Vlerësoni pozicionin tuaj të gjumit

Lexo po ashtu:  Këto janë shenjat me fat për sot

Është e mundur që pozicioni në të cilin po flini po ju shkakton dhimbje trupi. Dhe për sa i përket pozicioneve të gjumit, ja çfarë sugjeron Dr. Hilibrand:

“Njerëzit me stenozë kurrizore (zakonisht ata mbi 50 vjet) mund të përfitojnë nga gjumi në shpinë, mbase me gjunjë të përkulur në një jastëk”, thotë ai.
“Për njerëzit me hernie diskale dhe / ose dhimbje të nervit shiatik, gjumi në stomak (pra duke fjetur përmbys) ka tendencë të jetë më pak i dhimbshëm.

Asnjëherë nuk është një ide e keqe të flisni drejtpërdrejt me një profesionist mjekësor për dhimbjen e shpinës dhe cilat mënyra janë të duhurat për ju që të keni një gjumë te rehatshëm.

E.Z/ SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *