Z. Agim Veliu, përkundër një qëndrimi të njëjësuar qeveritar, është deklaruar për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Duhet një pjekuri e madhe për një qëndrim që implikon kërkesën e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Kohezioni qeveritar është vendimtar në situatat emergjente. Gjendja e Jashtëzakonshme shpallet kur kanë mbaruar burimet e brendshme për trajtimin e situatës.
Në kushtet e emergjencës shëndetësore:

1. kur tërë masat janë marrë në mënyrë të qëndrueshme dhe progresivisht,
2. kur Komisioni i Posaçëm për parandalimin e koronavirusit është çështje e menaxhimit profesional shëndetësor dhe jo ushtarak
3. kur funksionimi qeveritar është i plotë dhe i suksesshëm,
4. kur implikimi i ushtrisë është vendosje e ushtarit para rrezikut të kontaminimit,
5. kur policia nuk funksionon ende në maksimumin e vet,
6. kur numri i të testuarve pozitivë me koronavirus është i vogël dhe gjendja e tyre e kontrollueshme,
7. kur nuk ka patur as edhe ndonjë arsye që të rridhte prej numrit të rasteve fatale,
8. kur nga Komisioni janë bërë parashikimet për rastin e trajtimit dhe karantinimit të rasteve të mundshëm nëse paraqitet rritje e ritmit të shfaqjeve në javët në vazhdim,
9. kur udhëtimet nga jashtë janë mbyllur dhe prurjet e reja nuk përbëjnë shkak të rritjes së problematikës,
10. kur është studjuar sjellja qeveritare në bazë të të dhënave që vijnë nga përvojat e vendeve përreth, të mëdhenj a të vegjël, të zhvilluar më shumë ose po aq sa ne,
11. kur nuk njihen skajime në Gjendje të Jashtëzakonshme as në vendet që kanë problematikë të zgjeruar, përfshirë Italinë,
12. kur duhet maksimalizimi i aparatit shëndetësor dhe pajimi i tyre maksimal, maksimalizimi i masave të higjienizimit, dizinfektimit dhe funksioneve rregullatore të policisë, pikërisht pra kur roli i ushtrisë nuk mund të jetë efikas veçse përngadalësues i veprimeve,
çdo shtysë për gjendje të jashtëzakonshme rrit ndërlikimin e situatës.

Lexo po ashtu:  “PK-ja, AKI-ja e MPB-ja nuk do të ndalen”, Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës ka përfunduar

Është tejet e pamatur, jo normale mënyra e mbivendosjes mbi situatës e këtij qëndrimi konfuz dhe aspak konstruktiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *