Angazhimi i stafit mjekësor anekënd Kosovës në përballje me virusin Korona ka fituar simpatinë dhe respektin e secilit prej nesh. Poashtu jemi treguar mirënjohës për punën e palodhshme edhe të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, e shumë falenderime i janë drejtuar edhe të gjithë bizneseve dhe amvisërive të cilat me disiplinë të shkëlqyer po ndjekin masat dhe vendimet e marra nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Kësaj radhe dua që publikisht të falenderoj edhe dy grupe të zyrtarëve publik të cilët për shkak të natyrës së punës që kryejnë edhe i ekspozohen mbiproporcionalisht rrezikut për infektim dhe poashtu nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për reduktim në staf dhe orë të punës.

E kam fjalën për zyrtarët DOGANOR dhe TATIMOR të Kosovës, të cilët po bëjnë punë të madhe në terren si duke garantuar sigurinë në lëvizjen e mallrave dhe individëve nëpër pikat kufitare, ashtu edhe duke u përkujdesur që kjo periudhë e vështirë të mos keqpërdoret për përfitime të përkohshme nga ana e një numri të vogël të bizneseve të papërgjegjshme.

Lexo po ashtu:  Minutat e fundit të jetës së George Floyd – vdekja e të cilit trazoi SHBA-të

Në shumicën e rasteve edhe atëherë kur nuk po arrijmë t’I pajisim mjaftueshëm me material mbrojtës. RESPEKT i veçantë për punën e secilit prej Jush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *