Angazhimi i stafit mjekësor anekënd Kosovës në përballje me virusin Korona ka fituar simpatinë dhe respektin e secilit prej nesh. Poashtu jemi treguar mirënjohës për punën e palodhshme edhe të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, e shumë falenderime i janë drejtuar edhe të gjithë bizneseve dhe amvisërive të cilat me disiplinë të shkëlqyer po ndjekin masat dhe vendimet e marra nga qeveria e Republikës së Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kësaj radhe dua që publikisht të falenderoj edhe dy grupe të zyrtarëve publik të cilët për shkak të natyrës së punës që kryejnë edhe i ekspozohen mbiproporcionalisht rrezikut për infektim dhe poashtu nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për reduktim në staf dhe orë të punës.
E kam fjalën për zyrtarët DOGANOR dhe TATIMOR të Kosovës, të cilët po bëjnë punë të madhe në terren si duke garantuar sigurinë në lëvizjen e mallrave dhe individëve nëpër pikat kufitare, ashtu edhe duke u përkujdesur që kjo periudhë e vështirë të mos keqpërdoret për përfitime të përkohshme nga ana e një numri të vogël të bizneseve të papërgjegjshme.

Në shumicën e rasteve edhe atëherë kur nuk po arrijmë t’I pajisim mjaftueshëm me material mbrojtës. RESPEKT i veçantë për punën e secilit prej Jush.




