Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë të enjtes ka priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt me të cilin biseduan për masat që Qeveria e Kosovës i ka marrë në luftimin e pandemisë Covid-19.
Gjatë këtij takimi, Kurti dhe Heldt kanë rënë dakord për domosdoshmërinë e veprimit gjithëpërfshirës dhe proporcional në përputhje me kushtetutshmërinë dhe detyrimet ndërkombëtare.
Ambasadori gjerman, gjatë këtij takimi ka theksuar rëndësinë e vendosjes së mirëqenies së qytetarëve kosovarë në fokusin e të gjitha hapave të mëtutjeshëm dhe siguroi Kurtin për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë për Kosovën dhe njerëzit.
Heldt vlerësoi përpjekjet e bashkërenduara të Qeverisë, shërbimit publik dhe veçanërisht sektorit të shëndetësisë, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë përkatëse ndërkombëtare në terren.