Akademia Shqiptare – Amerikane e Shkencave dhe Arteve me qendër një Nju Jork ka reaguar ndaj aktakuzave të Zyrës së Prokurorit Speciale.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Duke u bazuar në aktet dhe normat juridike të studiuara nga anëtarët e akademisë dhe ekspertët e drejtësisë ndërkombëtare, në komunikatën e tyre thonë se kanë gjetur shkelje të panumërta në përmbajtjen e kësaj “aktakuze”, duke theksuar edhe termin e çuditshëm aty “vrasje joligjore”.
Sipas Prokurorisë së Gjykatës Speciale, të cilët e quajnë të njëanshme, shqiptaro-amerikanët thonë vrasjet që i ka bërë ushtria, policia dhe formacionet paraushtarake serbe ndaj shqiptarëve civilë në vitet 1998-1999 për të cilat nuk është gjykuar askush qenkan “vrasje ligjore”.

Shqiptaro-amerikanët kanë thënë se UÇK-ja e ka bërë luftën në partneritet me NATO-n, prandaj e gjithë lufta e saj ka qenë e drejtë dhe e pastër.




