Në Shqipëri pas kufizimit të lëvizjeve nga qeveria çdo ditë e më drastike, ku sistemi veterinar po pëson kolaps sepse nuk ka asnjë lehtësi për të vepruar në këto kushte izolimi, veterinerët shqiptarë kanë një javë që i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa për mbarëvjatjen e këtij sistemi.

“Është problem i madh, si për 4 putroshat që janë me familje ashtu edhe për ata që kemi në spitale dhe klinika e veçanërisht kafshët e rrugës.

Kemi marrë disa herë në telefon policinë për lejen e qarkullimit me makinë, nuk na i japin sepse e argumentojnë që nuk është e shkruajtur për mjekët veterinerë.

Po si i bëhet që ne kemi 40 qen e mace në spital, pacientë dhe banorë nëpër Fier që i kurojnë kafshët e rrugës dhe i ushqejmë dhe jemi shumë larg me shtëpi nga vendndodhja e tyre?! Sidomos tani që edhe lëvizja më këmbë është kufizuar në ekstrem.

Kollaj është të thuash që paskeni hallin e qenve në këtë situatë, por njëjtë është me blegtorinë dhe bujqësinë.

Ato janë gjallesa të planetit tonë si dhe ne njerëzit dhe e dyta, mendoni që të vdesin dhe kafshët nga uria apo sëmundjet?

Lexo po ashtu:  Mënyra e vetme për të pasur një bel të hollë është të konsumoni këto ushqime

Çfarë mund të ndodhë me njerëzimin?!!!” shprehet Luiza Hyka, mjeke veterinere, zotëruese e “Animal Veterinar Hospital” në Fier për Gazetën “Si”.

Ervin Resuli veteriner dhe sipërmarrës thotë “Si përfundim, ka dikush që t’i thotë qeverisë të lejojnë mjekët veterinerë të qarkullojnë 24 orë me makinë … kur dihet që kjo është sakrificë që bëhet duke rrezikuar jetën tonë?”

Në fakt, pas një jave thirrje dhe vënie në djeni që mjekët veterinerë nuk duhet të ndërpresin aktivitetin e tyre, vjen dhe reagimi i OIE (Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve )

Në kuadër të pandemisë COVID-19, Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) dhe Shoqata Botërore e Veterinarisë (WVA) bashkarisht tërheqin vëmendjen për rëndësinë dhe përgjegjësitë e profesionit të Mjekut Veteriner për shëndetin publik.

Ato (OIE&WVA), nxjerrin në pah rolet specifike të profesionit të Veterinerit, të cilat janë thelbësore për të siguruar një vazhdimësi në sigurinë e ushqimit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e urgjencës.

Paris, 18 Mars 2020 – Për të trajtuar në mënyrë efektive sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19, shumë qeveri, në mbarë botën kanë ndërmarrë masa kufizuese për të mbyllur bizneset jo thelbësore. Këto vendime shtrojnë pyetje në lidhje me përshtatjet e mundëshme që duhet të zbatohen nga Mjekët Veterinerë.

Lexo po ashtu:  Disa metoda natyrale që ndihmojnë për të hequr rrathët e zinj poshtë syve

Në këtë kontekst, Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) dhe Shoqata Botërore e Veterinarisë (WVA) mbështet idenë se aktivitetet specifike të shërbimeve veterinare duhet të konsiderohen si biznes thelbësor.

Mbajtja e aktiviteteve që janë thelbësore për shëndetin publik!

Sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Shoqatës Botërore të Veterinarisë, veterinerët janë pjesë integrale e bashkësisë globale të shëndetit. Përtej aktiviteteve të lidhura me shëndetin dhe mirqënien e kafshëve, ato kanë një rol kryesor në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve, përfshirë sëmundjet që janë të transmetueshme për njerëzit, apo dhe për të kontrolluar sigurinë ushqimore për popullsinë.

Duke pasur parasysh situatën aktuale, është e rëndësishme që veterinerët të sigurohen se:

-Shërbimet e Rregullimit dhe Inspektimit Veterinar në vend dhe rajon mund të mbikqyrin integritetin e shëndetit publik.

-Vetëm kafshët e shëndetshme dhe nënproduktet e tyre lejohen në furnizimin me ushqim për të garantuar sigurinë ushqimore për popullsinë.

-Situatat emergjente mund të adresohen dhe administrohen ashtu siç duhet.

-Mirëmbajtja e masave parandaluese, siç është vaksinimi kundër sëmundjeve me një ndikim të rëndësishëm shëndetësor publik ose ekonomik.

Lexo po ashtu:  “Shërova diabetin vetëm me ushqim, përmes testit të intolerancës ushqimore”

-Vazhdim të aktiviteteve prioritare kërkimore.

Mbështetja e aktiviteteve veterinare për momentin që po kalojmë!

Kur kryejnë punën e tyre, Mjekët Veterinerë kanë përgjegjësi të ruajnë shëndetin e tyre, shëndetin e atyre me të cilët punojnë dhe shëndetin e klientëve të tyre. Prandaj, është e rëndësishme se ata/ato duhet të sigurohen se po zbatohen nivelet e biosigurisë, në mënyrë që personeli i tyre të mbrohet me pajisjet e nevojshme të duhura, dhe që pronarët e kafshëve të informohen për masat paraprake të vendosura. Eshtë përgjegjësi e secilit individ që të sigurojë respektimin e rregullave në kuadrin e këtyre veprimtarive, në mënyrë nqë të shmanget përhapja e mëtejshme e COVID-19.

Këshillat që rekomandojnë këto dy organizma pritet që së shpejti të jenë pjesë e ligjit për menaxhimin e situatës aktuale globale ndaj COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *