Le të flasim pak për letrat higjienike! Po, sepse nëse normalisht nuk është një temë shumë e dashur për të cilën duhet biseduar (më korrigjoni nëse gaboj), këto ditë, me emergjencën e koronavirusit në zhvillim e sipër, rrotullat e tualetit janë katapultuar drejtpërdrejt në qendër të debatit.

Ashtu siç kemi parë anekënd botës këto ditë paniku ndaj koronavirus i ka çuar njerëzit drejt plaçkitjes së supermarketeve. Dhe është pikërisht letra higjienike produkti më i kërkuar rafti i së cilit në dyqane është gjithnjë i zbrazët njêsoj si ai i xhelit dezinfektues të duarve. Qoftë i bardhë apo me ngjyrë, aromatik ose i butë, ai është bërë produkti simbolik i panikut të izolimit!

Por pse njerëzit janë fiksuar veçanërisht me këtë produkt?
Në fakt prodhuesve amerikanu të letrave të tualetit i është dashur të merren dhe me këtë.
Për të kuptuar se sa letër higjienike ju duhet mbështetuni në numrat:

“Familja mesatare amerikane (2.6 persona) përdor 409 topa apo rrotullime standarde në vit”: shpjegon një zëdhënës i një prej kompanive të prodhimit të letrave higjienike.

Lexo po ashtu:  Eksperti amerikan kundër draftit të Ramës për Kosovën: Kryeministri shqiptar gaboi

“Sipas llogaritjeve tona, duke qëndruar në shtëpi 24 orë në ditë do të çonte në një rritje prej 140% të konsumit në krahasim me përdorimin mesatar ditor ”. Për këtë arsye, sipas studimit, për 2 javë në shtëpi një familje prej 2 personash do të kishte nevojë për 9 rrotullime dhe një familje prej 4 vetash do të kishte 17 rrotulla. Bëni vetë matematikën tani sa letra ju duhen për periudhën e karantimit.

Gjithsesi mbetet mister pse njerëzit u fiksuan me letrat higjienike më shumë se edhe ushqimet bazike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *