Zonjushës Shqipe,
Lasgush Poradeci,
Rruga “Ismail Qemali” nr. 26,
Tiranë, më 12 të marsit 1940.

“Shqipe e ëmbla ime fort,

U mendova kësaj here se më s’ duhet të të shkruaj, thashë le të le të qetë pak së paku për një javë. Thashë të të le unë ty, po mua vetë – nuk më le mua zemra për ty, s’më le të mos të të shkruaj pra për mua, jo për ty. Ç’të të them?

Ja! Atë që kam dashur kaq herë, që s’kam mundur, që s’kam gjetur rast të ta them asnjëherë! Është e madhe shumë, e lartë mbesoj dhe e rëndë shumë, e rëndë për t’u thënë shumë për mua ajo që dua të të them. Ajo quhet “si” të dua. “Si” të dua unë ty Shqipe, shpirti dhe jeta dhe e vërteta ime?

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Shqipkë ëngjëlli im, ëmbëlsia e kësaj jetës s’ime. “Si” të dua? Të dua me gëzim e dhembje, me shpresë dhe frikë.

Me gëzim dhe shpresë dhe shpirtin e mbushur se je dhe do të jesh, sepse do të mbetesh, sepse ke karakterin, fuqinë e karakterit, granitin e karakterit që të mbetesh, – po në gjithë atë kohë të dua dhe me dhembje dhe me frikë e me zemrën e zbrasur fund – e – krejt, të bërë pa brendësirë të brendshme, pa thelb dhe qëndër pa pikë mbështjetje, pa një themel qëndror ku të mbështetem, prej të cilit të mbahem, të qëndroj, të jem i sigurt, i siguruar si një – e – një – bëjnë dy për ty, për dashurinë t’ënde të tanishme, që të jetë dhe e pastajmja e imja, të mos jetë (ah) e tjetërkujt. Si të jetë e tjetërkujt? Atëherë ç’bëhem unë? Përse rrojta duke punuar dhe punova dhe shpresova dhe gjeta – e gjeta vashën t’ime të ëndëruar shqiptare?

Përse e gjeta? Që t’a humbas? Që të humb dhe më dhe të tretet lumturija ime që kam me Shqipen t’ime? Të shkatërrohet përgjithnjë gjithësija e idealeve të mija të kësaj jete të shtrenjtë për lumturinë që m’u fal me dashurinë e pëllumbeshës s’ime së bardhë shqiptare, po të llaftarosur për mjerimin që më duket sikur e shoh se mund të më vijë” njëherë”, sikur e shoh nga frika mbase që të dua kaq shumë, kaq shumë, kaq shumë?

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Gjashtë metodat e lashta romake për parashikimin e së ardhmes

(Oh zot, mos arthtë kurrë, ay do mos vijë, nuk vjen, s’është e mundur, jo, të vijë ndonjë herë-e le më të vijë ay ashtu pa lejen t’ime?! )

T’i thashë këto Shqipkë dhe më ndje që t’i thashë po ashtu jam unë, unë Lasgushi yt, t’i them sepse nuk dua të jetë siç më ze frika nga ndonjëherë, kur t’i them më duket sikur “do mos jetë” sikur u sigurova kundër mjerimit, sikur e fitova lumturinë për vete. Me drithmë të puth e të shtrëngon e copton fare nga dashurija Lasgushi yt.” /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *