Ekspertët e krizave dhe të izolimit kanë përpiluar disa këshilla të rëndësishme dhe të thjeshta për nënat që punojnë se si të ruajnë qetësinë me fëmijët në shtëpi dhe në të njëjtën kohë të vazhdojnë të jenë udhëìheqëse efektive dhe të mira me ekipin e punës.

E gjithë puna gati tërësisht e transferuar në shtëpi, fëmijët tuaj që nuk mund të dalin nga shtëpia as për shkollë e as për aktivitete mund të krijojnë një situatë shumë të vështirë për tu përballuar për nënat të cilat vec këtyre dy shqetësimeve duhet të kujdesen edhe për shtëpinë edhe gjëra të tjera. Problemi i vetëm është se shumë njerëz e kanë të vështirë të reduktojnë ose evitojnë stresin e tepërt, i cili nga ana tjetër zvogëlon efektivitetin e sistemeve përgjegjëse për riparimin e lëkurës, efektivitetin autoimun, hormonet riprodhuese dhe tretjen.

Ajo që ka më shumë rëndësi këtu është se në rastin COVID-19, jeta jonë varet nga sistemet tona imune. Reagimi ndaj stresit, me anë të të cilit ne mundohemi të mbajmë të sigurt veten dhe familjet tona është në të vërtetë duke kompromentuar aftësinë tonë për të luftuar virusin.

Ja cilët janë faktorët kryesorë që duhet të merrni parasysh ndërsa lundroni në këtë situatë:

Si të përballoni stresin tuaj

Si nënë që punoni, bashkëpunëtorët dhe fëmijët presi nga ju që ti tregoni se si ata ta përballojnë këtë situatë, kështu që është edhe më e rëndësishme për ju të menaxhoni stresin tuaj në mënyrë që të mund të ruani qetësinë për të tjerët. Ja disa këshilla:

  1. Kujdesuni për shëndetin tuaj fixik dhe mendor
Lexo po ashtu:  Koronavirus: Sa të sigurta janë ushqimet që blini në supermarkete apo ato që porosini online?!

Ushtrimi, të ushqeheni mirë dhe të flini mjaftueshëm janë thelbësore për të mbajtur të fortë sistemin tuaj imunitar. Shmangni kafeinën e tepërt, e cila mund të përmirësojë reagimin tuaj ndaj stresit dhe alkoolin, gjë që na bën të ndjehemi të lodhur dhe në depresion. Pini shumë ujë, i cili ndihmon në eliminimin e toksinave në trup.

  1. Përqendrohuni në atë që mund të kontrolloni.

Ka shumë gjëra që ndihen jashtë kontrollit tani, por ju mund të kontrolloni veprimet tuaja. Shkëputuni nga lajmet e vazhdueshme që janë krijuar për të na mbajtur në gjendje frike. Përqendrohuni te detyrat më urgjente në dispozicion dhe jepni vetes leje të injoroni gjithçka tjetër. Gjeni kohë për t’u lidhur me miqtë dhe familjen ku mund të ndani frikën dhe zhgënjimin tuaj. Kjo do t’ju japë mundësinë për të qenë atje për të tjerët.

  1. Bëni një inventar të brendshëm.

Vini re se cilat shenja fizike të stresit po shfaqni dhe modelin e mendimeve tuaja. Merrni këto hapa për të luftuar stresin:

-Merrni frymë plotësisht dhe thellësisht pesë herë për të qetësuar sistemin tuaj nervor dhe për të mbushur sistemin tuaj me oksigjen të freskët, gjë që ju ndihmon të mendoni në mënyrë kreative.

Lexo po ashtu:  Shenjat me fat të zodiakut për sot

-Uluni me sy të mbyllur, qetësoni mendjen dhe skanoni trupin tuaj. Lëshoni tensionin kudo që e vini re.

-Bëni disa yoga për të lejuar rrjedhjen normale të gjakut dhe për të hyrë në një këndvështrim tjetër.

Tani për fëmijët, si t’i ndihmoni ata:

Si prind, ju vendosni tonin brenda familjes tuaj. Fëmijët janë të mbindjeshëm ndaj emocioneve të mamasë dhe qetësohen kur ndjehen të sigurt. Megjithë shqetësimin tuaj me këtë situatë, është e rëndësishme të mbani një kokë të qetë për fëmijët tuaj. Ato brendësojnë frikën dhe mund të ekzagjerojnë mendimet duke krijuar histori iracionale. Këtu janë disa sugjerime për t’ju ndihmuar:

  1. Komunikimi:

Azhurnoni rregullisht ata me ato që po ndodhin me informacione të përshtatshme për moshën. Mbajini larg burimeve të vazhdueshme të lajmeve. Tinguj dhe imazhe mund të jenë shumë të gjalla që fëmijët ti përvetësojnë si duhet. Bazohuni në fakte konkrete dhe themelore kur i shpjegoni dicka.Krijoni besim se prindërit e tyre janë duke bërë gjithçka të mundshme për t’i mbajtur ata të sigurt. Dëgjojini dhe pyetini se si ndjehen vazhdimisht.

  1. Cdo fëmijë është i ndryshëm:

Shihni për shenja që mund të ketë shkaktuar stresi tek fëmijët tuaj të tilla si një ndryshim në sjelljen normale: të vepruarit ndryshe, të qenit jashtëzakonisht i qetë, ikja oreksit apo dëmtimi i vetes. Njerëzit manifestojnë stresin ndryshe, kështu që sigurohuni që të lidheni me secilin fëmijë individualisht për ti kontrolluar. Shpesh ai që është më i qetë është ai që po vua apo po stresohet më shumë.

  1. Vendosni rutina:
Lexo po ashtu:  Sa sheqer duhet ti hidhni kafes?

Fëmijët ndjehen më të qetë kur kanë një ditë të skeduluar dhe të programuar me orare fikse. Si e juaja, edhe jeta e tyre në shtëpi dhe shkollë ka ndryshuar. Eshtë e rëndësishme të caktoni aktivitete të përditshme në të cilat mund të mbështeten: Zgjimi dhe koha e gjumit në orar të caktuar, ushqimi, aktivitete të shkollës dhe lojës në orare të caktuara sikurse edhe bisedat me familjarët në video telefonata.

Për momentin, jeta siç e njohim ka ndryshuar. Por si çdo krizë tjetër, me kalimin e kohës do të adaptohemi dhe mësojmë mënyra të reja të përballimit. Kjo është një mundësi për të zhvilluar muskujt tuaj të qëndrueshmërisë dhe për të formuar sjelljet që do të ndihmojnë fëmijët tuaj të zhvillojnë veten, dhe më e rëndësishmja, ta mbani familjen tuaj të fortë emocionalisht dhe fizikisht. Së fundmi mos harroni të argëtoheni dhe të qeshni me familjen tuaj, ky është një moment i vecantë kur ju jeni të gjithë bashkë, përfitoni! (working mother)

Edel Strazimiri / SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *