Albini përballë hienave

Ilir Muharremi

Medito për një çast, lundro poshtë koresë së trurit aty dikund thellë te memoria dhe pa hezitim zhytu në vlugun e atyre kujtimeve. Rikthe imazhin  e viteve 1997, njeriun me flokë të gjata të shpërprishura dhe me  bluzën e Che Gevarës në rreshtin e parë ballë për ballë policëve serb dhe pa ju tremb fare syri.

I krijuar për popullin, i rilindur nga mesjeta dhe zëri i tij qysh atëherë ishte kanosës dhe i rrezikshem për atë sistem. Albin Kurti, njeriu i cili e kuptoi qysh herët se Kosova çapitej, plaçkitej, zaptohej, dhe kurrë nuk çlirohej.

Duke u ditur se shteti jonë sapo kishte dal nga inkubatori dhe filloi fazën e adoleshencës së dhunuar, ky njeri i doli në krah sepse e dinte se këtë adoleshente po e shkelmojnë nga brenda dhe jashtë.

Këtë shtet e kanë pafuqizu në çdo kohë, e kanë përdhunu, madje dikujt i duket edhe si budallaqe ,por Albini po e kupton popullin e po i sulmon hijenat.

Populli është i strukur në shtëpi. Të dobëtit nuk rezistojnë nga epidemia. Disa mbijetojnë në spital, dikush vdes, ndërsa politikanët vazhdojnë të luajnë letra me shokët e tyre. Ata sot janë shumë por më vonë do ngelin gjysma e ndoshta asnjë. Do infektoni edhe ato letra por jo nga koronavirusi, por nga padrejtësia dhe injoranca juaj.

Lexo po ashtu:  Kundërshtarët e teorisë së autoktonisë së shqiptrëve dhe të prejardhjes së tyre Ilir

Harrohet në media koronavirusi dhe bëhet top lajm shkarimi i Agim Veliut. Populli është i lodhur nga ju e jo nga virusi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *