Nga Jim Wallis

Vendi ynë ndodhet në një rrezik në rritje, dhe jo vetëm nga kërcënimi i vërtetë i sulmeve terroriste. Ne gjendemi tashmë të rrezikuar nga frika e brendshme, që ndez instinktet më të këqija të Amerikës. Kujdesi mund të jetë diçka pozitive në kundërpërgjigje të rreziqeve të mëdha, por paniku dhe frika mund të jetë impulse shumë të rrezikshme, sidomos kur përdoren për të nxitur urrejtjen ndaj të tjerëve nga ana e liderëve të rremë, të cilët shpallin “forcën” e tyre – njerëz si Donald Tramp.

Urrejtja për “tjetrin” për shkak të frikës, ka krijuar disa prej lëvizjeve më të rrezikshme në historinë njerëzore. Donald Tramp po apelon ndaj frikës racore, fetare dhe urrejtjes, me qëllim rritjen e sukseseve vetjake. Por një rrezik edhe më të madh sesa Tramp, është përgjigja popullore në rritje ndaj tij, brohoritjet që shoqërojnë sulmet e tij më të egra racore kundër minoriteteve, emigrantëve, dhe tashmë të gjithë anëtarëve të një feje botërore. Por edhe për shkak të famës dhe vlerësimet që fiton, mbulimit të gjerë mediatik ndaj gënjeshtrave të tij të vazhdueshme, dhe sulmeve të shëmtuara kundër atyre që ai i ka cilësuar si armiq – të cilët janë kryesisht njerëzit me ngjyrë.

Lexo po ashtu:  Ja kush ishte kujdesur për Kalin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Për shumë vite Tramp është përpjekur ta portretizuar presidentin e parë me ngjyrë të Shteteve të Bashkuara si një të huaj dhe jo “njërin prej nesh”. Demonizimi i emigrantëve, në kontrast të mprehtë me faktet, ka ndryshuar debatin në Amerikë. Pasi gënjeu në lidhje me reagimet e myslimanëve ndaj sulmeve të 11 Shtatorit 2001, Tramp është duke bërë i thirrje tashmë Amerikës “që t’i mbyllë tërësisht derën” të gjithë muslimanëve që hyjnë në vend. Me fjalë të tjera, ai është duke bërë thirrje për një test të paparë, antikushtetues, dhe jo-amerikan që synon njerëzit në bazë të besimit të tyre.

Në mënyrë strategjike, Donald Tramp është duke ushqyer frikën racore dhe urrejtjen e një segmenti të ngurtë të Amerikës së bardhë, që refuzon rrënjësisht një të ardhme të ndryshme. Kuptimi i vërtetë i motos së tij të famshme “Të bëjmë Amerikën sërish të madhe” është “Ta bëjmë Amerikën përsëri të bardhë”.

Dhe me frikërat e tyre të sajuara, diskursi i tij është në vetvete një kërcënim i rrezikshëm për Amerikën. Që prej sulmeve të 11 Shtatorit, më shumë amerikanë në Shtetet e Bashkuara janë vrarë nga ekstremistët e bardhë, sesa nga militantët xhihadistë. Ndalimi i përhapjes së urrejtjes të islamofobisë dhe racizmit, duhet të bëhet një çështje dypartiake dhe trans-partizane – për shkak se ajo është tanimë një çështje morale.

Lexo po ashtu:  Sokrati i përçmonte kënaqësitë e shqisave, edhe pse ishte i ngazëllyer nga bukuria fizike

Liderët nga të dyja partitë politike, duhet të denoncojnë deklaratat e Donald Tramp, dhe distancohen nga ideologjia e tij të rrezikshme. Gazetaria duhet t’u kthehet vlerave të vërtetësisë, lirisë, integritetit, barazisë në bazë të ligjit dhe lirisë fetare në misionin e saj të përditshëm. Mesazhi i tij toksik po bëhet një kërcënim i rrezikshëm për vlerat tona më themelore amerikane, dhe duhet të trajtohet në përputhje me rrethanat.

Nga një perspektivë fetare, ”fuqia” e Trump është një gënjeshtër. Arroganca, gënjeshtra, lakmia, vullneti për pushtet, dhe manipulimi me paragjykimet racore dhe ksenofobisë, nuk janë për ne  pika të forta, por në kundërshtim me të gjitha traditave tona fetare.

Si udhëheqës fetar, them se është koha për të apelojmë ndaj njerëzve tanë, për të refuzuar këta idhuj të rremë të pushtetit dhe ndarjes. Është koha të etiketojmë retorikën e rrezikshme të Tramp për atë që është. Nuk është vetëm raciste, por edhe fashiste, me të gjitha rreziqet që nënkupton kjo ideologji.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët në Ukrainë (të njohur edhe si Albantsi)

Dhe është koha që liderët politikë amerikanë, dhe gjithashtu edhe udhëheqësit fetarë të denoncojnë thirrjen e Donald Tramp ndaj instinkteve tona më të këqija të frikës dhe urrejtjes. Ne duhet të veprojmë, para se lëvizja e tij të rritet për t’u bërë edhe më e rrezikshme. E vërteta është se ne e kemi parë këtë më parë. Dhe është koha për të treguar të vërtetën.

Shënim: Jim Wallis, udhëheqës i krishterë për ndryshime sociale, president dhe themeluesi i “Sojourners” / “Huffingtonpost.it”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *