Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ribashkimi i “Friends” është shtyrë nga “HBO” pas shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Episodi speciale e rikthimit të “Friends” është bërë ‘viktima’ e fundit e koronavirusit, pasi është shtyrë xhirimi i saj, shkruan DailyMail. Xhirimet ishin planifikuar të fillojnë javën e ardhshme, por tani prodhimi i saj është shtyrë për më vonë, sipas “Variety”.

“HBO Max” dhe Warner nuk pranuan të japin komente për këtë, por xhirimi i “Friends” është shtyrë pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës. Pasi qarkulluan shumë thashetheme për një ribashkim të serialit, “The Hollywood Reporter” zbuloi në nëntor se “HBO Max” po rikthen një episod special të tyre.

Secili nga yjet e këtij seriali: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, ishin në bisedime për t’u kthyer, me krijuesit e serive David Crane dhe Marta Kauffman.

Lexo po ashtu:  Shqiptari nga Kosova, 14 vjeçari Dio Dragaj, siguron finalen në ‘’The Voice Kids’’ të Gjermanisë

Në fund të muajit shkurt u bë e ditur se është arritur marrëveshjapër ribashkimin e yjeve të serialit për një episod special. WarnerMedia raportohet se fitoi 425 milionë dollarë gjatë pesë viteve të transmetimit të serialit origjinal, duke tejkaluar Netflixin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *