Jo vetëm që lufton keqinformimin rreth pandemisë por gjithashtu ndihmon autoritetet dhe institucionet qeveritare të marrin statistikat dhe raportet e fundit rreth situatës.WhatsApp ka zgjedhur një mënyrë unike për informuar përdoruesit rreth COVID-19

Në përpjekje për të ndihmuar përdoruesit të marrin informacione të sakta rreth koronavirusit, WhatsApp dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë lançuar një chatbot i cili i përgjigjet çdo pyetjeje rreth pandemisë.

Kur përdoruesit i shkruajnë “hi” chatbotit shërbimi i përgjigjet me një seri informacionesh të fundit dhe disa emoji.

Jo vetëm që lufton keqinformimin rreth pandemisë por gjithashtu ndihmon autoritetet dhe institucionet qeveritare të marrin statistikat dhe raportet e fundit rreth situatës.

Ditën e djeshme WhatsApp zbuloi një hub për kontrollimin e fakteve të koronavirusit në bashkëpunim me WHO, UNICEF dhe Programimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Hub sjell lajmet e fundit dhe këshilla rreth COVID-19. Chaboti do të shkojë më tutje duke i lejuar përdoruesit të pyesin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ndërsa WhatsApp është përdorur gjithnjë si shërbim komunikimi, gradualisht është shndërruar në një robot komunikimi me 2 miliardë përdorues në mbarë botën.

Lexo po ashtu:  Tregim i mrekullueshëm nga Mitrush Kuteli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *