Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit.

“Një prej gjërave që jemi duke mësuar është që njerëzit e moshuar goditen më rëndë, por as të rinjtë nuk kursehen”, deklaroi në Gjenevë mjeku Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Të dhënat nga shumë shtete kanë treguar qartë se njerëzit nën moshën 50-vjeçare përbëjnë një shifër të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë hospitalizim”.

“Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju dërgojë në spital për javë të tëra ose edhe mund t’ju vrasë”.

Ghebreyesus shtoi se “ edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhja që bëni se ku të shkoni, mund të bëjë dallimin në mes të jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”.

Disa ditë më parë, OBSH-ja bëri thirrje që të gjithë vendet europiane të ndërmarrin veprime te guximshme kundër pandemisë së koronavirusit.

Drejtori rajonal i saj, Hans Kluge tha se “çdo vend, pa asnjë përjashtim, duhet të bëjë c`është e mundur për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga përhapja e virusit”.

Lexo po ashtu:  Porosia e mjekut epidemiolog: Të ndalohet përhapja e virusit, ndryshe mjekët do zgjedhin kush do jetojë

Ai tha se bota po përballet me “një situatë të paprecedent” dhe se është e rëndësishme që vendet “të punojnë së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të harmonizojnë përpjekjet”.

Vërejtjet e Kluge erdhën në kohën kur shumë shtete vende të BE-së shtrënguan masat e shëndetit publik, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen dhe banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *