Koronavirusi ka paralizuar thuajse të gjithë botën, duke përfshirë këtu dhe aktivitetet kulturore. Mirëpo, disa prej vendeve më të vizituara, kanë vënë në dispozicion website-et e tyre, për të krijuar një realitet dhe vizita virtuale për të gjithë të apasionuarit.. Kjo do të shërbejë dhe si një formë argëtimi gjatë këtyre ditëtëve që shumë prej nesh janë të izoluar në shtëpi.

Nëse do të kërkoni në faqen e internetit të Operës Metropolitane të Nju Jork-ut çdo natë në 7:30 pasdite do të keni mundësiunë të shihni një shfaqje live falas, në livestream, deri në fund të Marsit.

Gjithashtu, mund të dëgjoni dhe hitet e Broadway ndërsa shfaqjet e tyre janë në pauzë për shkak se ashtu si Opera Metropolitane, Broadway ka mbyllur prodhimet deri më 12 prill për shkak të ndalimit të tubimeve masive në publik. Ndërkohë, yjet e Broadway kanë bashkëpunuar me Broadway World për të prodhuar një seri mini-shfaqjesh virtuale.

Për të gjithë ata që janë të apasionuar pas kafshëve, nëpërmjet Explore.org, rrjeti më i madh në botë i pasqyrimit  të drejtpërdrejtë se cfarë ndodh me natyrën, do të mund të shikojnë falas kafshët e tyre të preferuara. Me qindra kamera të vendosura në parqe kombëtare si dhe në parqet e kafshëve të egra në të gjithë botën, ky program mundëson një shëtitje virtuale njësoj sikurse të ishit në një kopsht zoologjik.

Lexo po ashtu:  Pse gatimi me gaz konsiderohet i dëmshëm për shëndetin?

Google Arts & Kulturë, do të bëjë bashkë të gjithë ata që jetojnë bashkë me artin dhe kulturën. Falë teknologjisë së saj, e cila pasqyron një hartë në 360 gradë, ofron pamje të disa institucioneve kulturore në të gjithë botën, përfshirë Muzeun e Artit Modern në Nju Jork, Galerinë Uffizi në Firence, dhe Musée d’Orsay në Paris. Përvec turit virtual, kjo faqe ju mundëson dhe ‘’shfletimin’’ e koleksioneve të muzeve më të mëdha në botë.

Elefteria Zguri/SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *