Fatkeqësisht, ka shumë njerëz që ende gabojnë besojnë se burrat e vërtetë janë ata që nuk e lejojnë veten të angazhohen vetëm për një grua. Ata mendojnë se burrat e vërtetë janë ata që takohen me gra të shumta në të njëjtën kohë.

Por, ata gabojnë. Sepse një burrë i vërtetë është ai që e lejon veten të dashurohet me një grua të vetme. Një burrë i vërtetë është ai që e mbron gruan e tij dhe nuk e trajton thjesht si një kënaqësi. Një burrë i vërtetë është ai që e di se çfarë nevojitet për ta dashur me të vërtetë një grua.

Në të vërtetë, duhet një burr i vërtetë për ta kuptuar që vetëm një grua është e mjaftueshme.

Duhet një burrë i vërtetë të kuptojë se djemtë që takohen me disa gra në të njëjtën kohë nuk janë “në modë” ose “hamshorë” të vërtetë. Ata janë thjesht humbës egoistë dhe epshorë, të cilët janë të papërfillshëm për ndjenjat e partnerit të tyre. Ata nuk janë burra të vërtetë.

Sepse një burr i vërtetë e di se kur dikush është me të vërtetë e dashuruar, ato e ruajnë zemrën e tyre vetëm për një person. Ai e di se çfarë është dashuria e vërtetë.

Lexo po ashtu:  E thotë studimi: Çiftet që shpenzojnë më pak për dasmat e tyre kanë një martesë më të qëndrueshme dhe më të lumtur

Një njeri i vërtetë e di se gjetja e dashurisë së vërtetë, të pastër, të ndershme, të thellë është e vështirë dhe se kur dikush e gjen përfundimisht, ata bëjnë çmos për ta ushqyer atë dhe për ta mbajtur personin që e duan përgjithmonë në jetën e tyre.

Një burrë i vërtetë e di se koncepti “grua e përsosur” janë vetëm disa broçkulla nga Hollyëood. Ai e di që keni gabime, zakone të bezdisshme, vese, dobësi dhe frikë dhe ai ju do për atë që jeni. Ai ju do për atë që mbani në zemrën tuaj dhe sepse ai e di vlerën tuaj, dhe jo për personin që ai dëshiron që ju të bëheni.

Një burr i vërtetë nuk shqetësohet nga të metat tuaja sepse ju jeni e përsosur për të ashtu si jeni.

Një burrë i vërtetë lufton për gruan që me të vërtetë e do. Ai sigurohet që të jeni të mbrojtur dhe të sigurt. Ai nuk lejon askënd të të kritikojë, të të përul ose të dëmtojë ndjenjat e tua. Ai është i gatshëm të ecë nëpër zjarr dhe të luftojë me përbindësha për t’ju bërë të ndjeheni të sigurt.

Një burrë i vërtetë ju qëndron gjithmonë në krahë, kur ju kaloni nëpër vështirësi. Ai nuk ju lë të merreni me problemet tuaja, shqetësimet dhe frikën tuaj. Përkundrazi, ai jep maksimumin për t’ju ndihmuar t’i tejkaloni ato dhe t’i lehtësoni dhimbjet tuaja. Ai bën çmos që ta ngre një buzëqeshje në fytyrën tuaj sepse asgjë nuk e bën atë më të trishtuar sesa kur ju sheh se jeni e shqetësuar ose e lënduar.

Lexo po ashtu:  Burrat që tradhëtojnë nuk janë aspak inteligjentë!

Një burr i vërtetë sigurohet që ju e dini se gjithmonë mund të mbështeteni në ndihmën dhe mbështetjen e tij.

Një burr i vërtetë është gjithmonë i sinqertë me ju. Ai nuk e vendos veten në situata në të cilat ai do të duhej të të gënjente sepse nuk do të qëndronte për të dëmtuar ndjenjat tuaja dhe për të copëtuar zemrën tuaj.

Një burr i vërtetë gjithmonë ju tregon të vërtetën, pa marrë parasysh sa e egër dhe e dhimbshme mund të jetë ajo, sepse ai e vlerëson ndershmërinë dhe e di se çfarë do të thotë besimi për ju.

Një burrë i vërtetë tregon interes për mendimet, interesat dhe pëlqimet e tua. Edhe gjërat që ju interesojnë juve.

Një burr i vërtetë ju inkurajon dhe ju frymëzon përmes fjalëve dhe veprimeve të veta që të rriteni dhe të bëheni versioni më i mirë i vetvetes. Ai beson në ju. Ai beson në aftësitë, talentet dhe forcën tuaj. Ai ju motivon të ndiqni qëllimet tuaja më të larta dhe ëndrrat më të egra sepse ai e di që ju mund të arrini gjithçka.

Lexo po ashtu:  “Çantën në krahë, pi kafe në lokal, kokrrën e qejfit”. A ka ndryshuar koncepti i familjes kohët e fundit?

Një burr i vërtetë ju lejon të dini se sa i lumtur dhe mirënjohës ndihet që ju ka në jetën e tij. Ai tregon se sa krenar është me atë që ti je dhe me gjithçka që ti bën. Ai kënaqet të flasë për ju me familjen dhe miqtë e tij. Ai lejon që e gjithë bota ta dijë se ju jeni gjëja më e mahnitshme që i ka ndodhur.

Një burr i vërtetë ju zgjedh çdo ditë dhe ju bën përparësinë e tij sepse nuk ka asnjë person tjetër që zë një vend kaq të veçantë në zemrën e tij si ju. Sepse ju për të jeni bota.

Një burr i vërtetë nuk ka frikë nga angazhimi. Ai nuk ka frikë të angazhohet plotësisht për ju sepse e di se ia vlen. Ai e di që ju jeni më shumë se sa e mjaftueshme./filozofia.al

Autore: Riley Cooper

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *