E motivuar nga një kolege e imja, Sonja Schiff, e cila shkruan storje për gjërat aktuale këtu në Austri, m’u dha ideja të shkruaj për momentet që po i kalojmë të gjithë së bashku në këtët periudhë të vështirë. “Corona wird uns verändern, jeden Einzelnen und unsere Gesellschaft. Da bin ich sicher. Që do të thotë „ Corona do të na ndyshojë, secilin prej neve dhe shoqerin tonë. Jamë më se e sigurt.” Sonja Schiff.

Shkruan:  Luljeta Fana, Austri

E motivuar nga një kolege e imja, Sonja Schiff, e cila shkruan storje për gjërat aktuale këtu në Austri, m’u dha ideja të shkruaj për momentet që po i kalojmë të gjithë së bashku në këtë periudhë të vështirë! “Corona wird uns verändern, jeden Einzelnen und unsere GesellschaftDa bin ich sicher. Që do të thotë „ Corona do të na ndyshojë, secilin prej neve dhe shoqerin tonë. Jamë më se e sigurt.” Sonja Schiff.

Ne jemi një apo dy ditë përpara në Austri, e kaluam periudhën e shokimit, tash gjendemi të gjithë në karantinë. Disa njerëz janë bashkë me familje e disa  edhe vetëm. Disa ndihmohen ndërmjet vete, disa motivojnë të tjerët. E keni parë se si Italianët sado që në pozitë të vështirë po këndojnë nëpër ballkonet e tyre. Ata përshendeten nga ballkonet dhe komunikojnë me mediat.

Këtu, në qytetin ku jetoj, kanë filluar iniciativat e studentëve që të ndihmojnë ata që janë më në rrezik. Disa restaurante janë bërë me shërbime mobile. Personat që punojnë në Kryqin e Kuq, vullnetarisht përkujdesen që t’i vizitojnë apo ndohmojnë njerëzit që janë në rrezik të izolimit social e psiqik. Tema e distancimit social vepron këtu mjaft mirë, meqenëse ekziston kulturë individuale dhe njerëzit jetojnë e veprojnë shumë lehtë si individë. Atë e përjetoj edhe vet! Për këtë aryse lindin mendimet kreative, se si të jenë në kontakt dhe komunikim me botën jashtë mureve të banesës.

Mbrëmë pashë një grup musiketierësh live. Ide fenomale, solidaritet dhe mendime pozitive na duhen në këto momente. Uroj që ky aksion të  vazhdojë.

Po e përjetojmë jetën të ngadalësuar, me të cilën nuk jemi mësuar. Ndoshta kjo kohë na jep mundësi të mendojmë për vlerat e jetës, të kthejmë solidaritetin dhe kulturën e bashkëpunimit dhe të kooperimit. Kjo ide vlenë për njerëzit që janë në pozita të larta, në pozita ku ata e orientojnë jetën tonë civile, sikurse edhe ardhmërinë e gjeneratave që vijnë.

Shpresoj shumë që politikanët tonë të ulen e  të  mendojnë se çka i duhet popullit, një sistem shendetësor stabil, i hapur, pa marrë parasysh statusin e familjarizimin.

Do të jetë kohë kur shumë njerëz do të jenë të dëshpëruar, të cilët mund të humbasin bizneset, fitimet e krejt vitit dhe do të kenë probleme ekonomike, por prapë se prapë, vazhdon ndjenja e urtisë dhe e qetësisë.

Ndoshta shpresa jep durim?!

Ja, e shoh edhe veten time, jam në karantinë shtëpiake, është vetëm e dyta ditë, jetoj me frikë, por me forcë e guxim, ndoshta edhe me pak urtësi! Një gëzim e ndjej se kemi aq shumë kohë për veten dhe familjen, por të dinim se kur do të ketë fund ky izolim, do të ishim edhe më të lumtur.

Kosova ka disa  përparësi.

Më pak persona hyjnë dhe dalin nga kufijtë e Kosovës. Përveç kësaj, Kosova ka një vyrtyt apo aftësi të madhe për t’i kaluar periudhat e vështira, sepse ne kemi pasur shumë sfida dhe përjetime. Krejt ato sfida janë kthyer në përvoja të rëndësishme dhe do të ndihmojnë kosovarët që edhe këtë luftë ta përballojnë.

Përmbajuni rregullave dhe qëndroni të shëndetshëm.

 

(Autorja është psikologe dhe jeton në Austri)

Lexo po ashtu:  NDËRHYRIA NDËRKOMBETARE NË KOSOVË, 24 Mars 1999

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *