Për t’iu kujtuar specialistëve ligjorë të presidentit se nuk ekziston vetëm ky dhe as vetëm gjendja e jashtëzakonshme:

Ligji për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse Neni 4
Neni 4
4.1 Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse që rrezikojnë tërë vendin është detyrë e IKSHP-së, Inspektoratit Sanitar të Kosovës, Inspektoratit Shëndetësorë të Kosovës, të gjithave institucioneve shëndetësore publike dhe private, institucioneve jo shëndetësore, komunave dhe vet qytetarëve nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
4.2 Masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse drejtpërdrejt i zbatojnë institucionet shëndetësore dhe profesionistet shëndetësor konform këtij ligji.
Neni 5
Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse përfshin planifikimin, programimin, organizimin, zbatimin e masave për parandalimin, luftimin, eliminimin, çrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe sigurimin e mjeteve materiale dhe të tjera, e cila ka prioritet në krahasim me masat tjera të mbrojtës shëndetësore.
Neni 41
41.2 Për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon:
Neni 48
Përveç të drejtave dhe detyrave të caktuara në nenet 41 deri 47 të këtij ligji, Ministria e Shëndetësisë:
a) Ndjek ecurinë e sëmundjeve ngjitëse në vend dhe në botën e jashtme dhe lidhur me këtë njofton Qeverinë e Kosovës;
b) Miraton programin dhe cakton masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse që rrezikojnë tërë vendin;
c) Organizon punën e organeve kompetente administrative, ministrive tjera që kyçen në çrrënjosjen e sëmundjeve të caktuara ngjitëse dhe për zbatimin e masave të mbrojtjes nga sëmundjet ngjitëse-në rast epidemie që rrezikon tërë vendin.
Neni 50
Shërbimi Policor i Kosovës, në kuadër të të drejtave dhe të detyrave të veta bashkëpunon me organin kompetent Inspektoratin Sanitar të Kosovës, në bashkëpunim me IKSHP kanë për detyrë t’i japin ndihmë në procedurën e kufizimit ose të ndalimit të udhëtimit në vendin ku mbizotëron epidemia e ndonjë lloji të sëmundjes ngjitëse, në procedurën e ndalimit, përkatësisht të kufizimit të qarkullimit të popullsisë në
rajonin e infektuar në procedurën e kufizimit ose ndalimin e qarkullimit të llojeve të veçanta të artikujve.

Lexo po ashtu:  Gjykata Speciale akuzon Gucatin për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *