Pas përhapjes së pandemisë së coronavirusit në mbarë botën dhe së fundmi në SHBA, ku numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 është shumë i madh, ka detyruar edhe zyrtarët e Pentagonit që të deklarohen rreth asaj se çfarë mund ta pretë SHBA-në gjatë muajve të ardhshëm.

E pikërisht për këtë zyrtarët amerikanë kanë mbajtur një konferencë ku kanë dhënë detaje për atë se çfarë e pret shtetin më të fuqishëm, si pasojë e coronavirusit që ka ngritur në këmbë botën.

Pentagoni llogaritë në një krizë disamujore në SHBA për shkak të coronavirusit, kurse me rikthimin e normalitetit rreth qershorit apo korrikut, sipas tyre ekziston rreziku që të vie deri te një kaos politik në disa vende të botës.

“Bazuar në përvojat me vendet si Kina, Koreja e Jugut apo Hong Kongu, mendoj se duhet të bëhemi gati për një periudhë disamujore”, ka deklaruar gjatë një debati virtual Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.

“Duhet llogaritur nga 10 deri në 12 javë”, ka thënë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane Mark Milley, i cili shtoi se llogaritë në 90 ditë bazuar në përvojat e vendeve tjera që sipas tij mund të vlejë një gjë e tillë edhe për SHBA-të.

Lexo po ashtu:  SHQIPTARJA E DHUNUAR NGA SERBËT RRËFEN TMERRIN: “Ju shqiptaret jeni t’mira, e keni tamlin e gjinit t’amël”, e unë e kom pas djalin n’gji

“Sigurisht se do të shkojë deri në fund të majit, qershor, ashtu diçka… Ndoshta edhe korriku, por deri atëherë do të bisedojmë sërish”, ka shtuar ai. Megjithatë, kanë paralajmëruar se pandemia do të mund të destabilizonte disa vende.

“Të gjitha këto do të mund të shpinin deri te një kaos politik në disa vende. Duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi gjenerali amerikan Milley, i cili pranoi se mungesa e maskave, dorëzave apo edhe respiratorëve do të mund të kishte “pasoja të rënda në disa vende, jo vetëm sa i përket aspektit shëndetësor”.

Në anën tjetër Esper ka premtuar ndihmë për aleatët, por paralajmëroi se “armiq të caktuar mund të veprojnë në atë mënyrë që do të mund të ndikonte në sigurinë e SHBA-ve. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të bëhemi gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *