Eshtë i fortë pozicionimi i Massimo Ferrero mbi fatet e kampionatit të Serie A pas ndalesës së detyruar, të vendosur nga emergjenca koronavirus. “Cfarë Serie A do të kemi vitin e ardhshëm? E njëjta e këtij viti – ka shpjeguar pronari i Sampdoria për Radio Radio -. Për mua kampionati përfundon këtu. Vitin e ardhshëm mund të luajmë me 22 skuadra”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Benevento që ka 69 pikë cfarë duhet të thotë? Nuk mund të qendrojë të shohë – vazhdoi presidenti i Sampdoria -. Titulli? E di që Lotito do të më urrejë, por kështu e ka jeta. Për mua përfundon këtu, me këto pozicionime. Ky është drejtimi që duhet të marrim. Le të bëjmë një hipotezë, na japin një muaj përgatitje nga 4 prilli, shkojmë në 4 maj: duhet të bëjmë 12 ndeshje – përfundoi Ferrero duke projektuar një kalendar të ri të Serie A -. Mbërrijmë në gusht. Cfarë ndodh me kampionatin pasardhës?”.




