Chrome 82 do të ishte platforma mbi të cilën do të zhvillohej përditësim i ardhshëm madhor i Chrome në Windows, Mac, Android dhe Chrome OS.

Pak ditë më parë Google tha se do të reduktonte zhvillimin e shfletuesit Chrome. Por dy ditë më parë tha se do ti dërgonte gjërat një hap më tutje.

Google ka paralajmëruar përdoruesit se impakti i COVID-19 do të thotë që është detyruar të anulojë versionin e ardhshëm të Chrome plotësisht.

Kompania thotë se kjo është bërë me arsye që përdoruesit të qëndrojnë të sigurte dhe të fokusohet në ruajtjen e stabilitetit të shfletuesit.

Chrome 82 do të ishte platforma mbi të cilën do të zhvillohej përditësim i ardhshëm madhor i Chrome në Windows, Mac, Android dhe Chrome OS.

Kjo lëvizje konsiderohet një shok sepse është rast i paprecedent në 11 vite të Chrome që një version anulohet. Gjatë kësaj kohe Google do të vijoj të dërgojë përditësime sigurie për versionin aktual të Chrome.

Por çfarë do të ndodhë më tutje? Mund të ketë anulime të tjera. Chromium, kodi burimor i Google Chrome, fshihet pas shumë shfletuesve të tjerë përfshirë Microsoft Edge. Presim që në ditët në vijim të gjithë kompanitë që zhvillojnë shfletues bazuar në Chromium të japin këtë njoftim.

Lexo po ashtu:  Këngë dashurie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *