Pandemia e koronavirusit është quajtur ndryshe dhe “pandemia e vetmisë“ pasi ka detyruar tanimë më shumë se një të tretën e të gjithë botës të izolohet në shtëpi, të distancuar nga jeta e tyre sociale. Por ky distancim fizik nuk duhet shndërruar në një distancim social, shprehen ekspertët, pasi vetmia, shkakton shumë dëme, psikologjike dhe fizike.

Ne jemi kafshë sociale me një nevojë për përkatësi që është e fuqishme dhe primitive. Rrënjët e kësaj nevoje datojnë që në parahistorinë tonë si mjete mbijetese. Lidhja sociale nuk është vetëm një komponent motivues i bashkëpunimit; është motori kryesor i trurit. Truri ynë ka evoluar të jetë social, duke vlerësuar vazhdimisht atë që të tjerët mund të mendojnë ose ndjejnë, si po reagojnë tek ne, nëse ndihemi të sigurt me ta, dhe nëse ata ndjehen të sigurt me ne. Për shkak të kësaj nevoje parësore për lidhje, truri ynë reagon negativisht kur ndjehemi të izoluar ose të përjashtuar, shprehet neurologët.

Kështu, është e rëndësishme që këto ditë izolimi të sigurohemi për lidhjet tona sociale, duke mos u vet-përjashtuar. Këto janë disa këshilla:

Lexo po ashtu:  Cila është koha më e mirë për t’u zgjuar dhe për të shkuar në shtrat?

Mbani kanalet tuaja të komunikimit të pasur me informacion. Nëse komunikimi juaj social bëhet i vakët, rriten gjasat që të ndiheni apo të bëni dikë tjetër të ndihet i përjashtuar. Kështu, herën tjetër që komunikoni me shoqërinë, familjen apo kolegët e punës, sigurohuni që të mos ta mbyllni shpejt bisedën, por pasurojeni sa më shumë atë.

Kujdesuni për intonacionit me të cilin i drejtoheni të tjerëve. Në jetën reale është shumë më e thjeshtë të komunikohet nëpërmjet gjuhës së trupit, pasi xhestikulaioni dhe mimikulacioni është lehtësisht i dallueshëm. Por kur komunikohet me mesazhe zanore, këto aspekte nuk qartësohen, ndaj, duke përdorur intonacionin mund t’i jepni një kontekst më pozitiv fjalëve që thoni; dhe kushdo ka nevojë për pak pozitivitet këto kohë.

Mbi të gjitha, mos harroni: Kjo është një situatë e përkohshme! Mos lejoni që komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale të bëhet normë e zakonshme e përditshmërisë suaj, kur kjo e fundit t’i kthehet normalitetit. Gjithmonë është shumë e rëndësishme që një pjesë të mirë të komunikimit dhe socializmit që ju bëni me njerëzit e tjerë të jetë në formën klasike, atë të drejtpërdrejtë.

Lexo po ashtu:  5 rregulla që do të të sjellin paqe dhe qetësi në jetën tënde

 

D.B – SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *