Për Hugo Adolf Bernatzik, Mbretëria Shqiptare e sapoformuar ishte një koloni e Italisë, por që mund të shndërrohej në Kaliforni të Evropës. Me ndjesinë e antropologut ai vëren që “…rënia e kulturës popullore, e nisur nga Zogu, nuk po ndalet. Sot, një pjesë e madhe kostumeve kombëtare dhe e shtëpive muzeale të cilat gjenden në librin tim, janë zhdukur”, shkruan Shqip.

I papajtuar me imazhin e Shqipërisë në Evropë, si “…një vend plot hajdutë dhe rreziqe, që udhëhiqet nga një mbret operetash, i cili i ngjan pak a shumë atyre vendeve kaukaziane,…”, Bernatzik këmbëngul që në fillim të librit të tij që “nuk është e vërtetë që populli shqiptar është i ndarë në dy klasa, në proletariatin e qytetit dhe në gjithë pjesën që mbetet… Gjithashtu nuk është e vërtetë që pyjet dhe kënetat janë të mbushura me njerëz të egër,… Nuk është e vërtetë ajo që thuhet për këtë vend të çuditshëm dhe që është përshtatur nga konceptet perëndimore.”

Duke kritikuar “mendjemadhësinë e modernitetit tonë që e ka tretur konceptin e kulturës” dhe duke u thirrur në një lloj objektiviteti shkencor, Bernatzik shkruan “se çfarë është ‘e vërtetë’ për Shqipërinë, lexuesi mund ta gjejë në rreshtat dhe pamjet e mëposhtme. Unë e përshkova këtë tokë së bashku me aparatin tim, hasa aty vended he njerëz ashtu siç më dolën përpara.

Lexo po ashtu:  “Anëtarë të organizatës së regjimit, ‘Jugosllavia e re’, nën mbrojtje mbretërore, i bënë pritë atij në prag të derës në Zagreb, ia thyen kafkën me një çekan, duke e mbytur atë. Më pas ia thyen banesën dhe i morën dorëshkrimin e librit të tij, ‘Codex albanicus’." 141 vjetori i lindjes së albanologut kroat, Milan Shuflaj, që mbronte tezën se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve

Qëllimi nuk ishte as gjurmimi sistematik, asa ndarja klasore dhe raca. Nuk doja të ndreqja me këtë pohimet e paraqitura, por të ndreqja në mënyrë të përgjithshme opinionet e përhapura gjerësisht…Dhe për më tepër, ky libër nuk duhet të jetë shpëtimi i nderit, ashtu siç kam thënë tashmë, por duhet të bëhet një shpëtim i të vërtetës dhe i opinionit.”

Pas përshkrimeve shumë të gjalla dhe të ilustruara për malet, pyjet dhe kënetat, për pelikanët dhe faunën, qytetet e fshatrat shqiptare, mikrpitjen, kostumet, konceptin e kohës, traditat, zakonet dhe etnopsikologjinë e shqiptarëve, rrëfimi i Bernatzikut përmbyllet me katërmbëdhjetë histori nga përditshmëria shqiptare, disa të dëgjuara e disa të përjetuara nga vetë autori, mes të cilave edhe ngujimi i tij për nëntëmbëdhjetë orë në “Shpellën e djallit” pranë Sovjanit. Më 1953, themeluesi i konceptit të “antropologjisë alternative”, Hugo Adolf Bernatzik vdes pak ditë para se të arrinte moshën 56-vjeçare.

Por 90 vjet pas udhëtimit të tij në Shqipëri dhe 80 pasi libri i tij mori formën përfundimtare, “Shqipëria: vendi i shqiptarëve” ka arritur atë që vetë Hugo Adolf Bernatzik vështirë se mund ta ketë përfytyruar ndonjëherë: në vendin e shqiptarëve, ky libër, tani diskutohet dhe studiohet nga studentët në Departamentin e Antropologjisë Kulturore në Universitetin e Prishtinës dhe nga Instituti i Antropologjisë Kulturore në Tiranë.

Lexo po ashtu:  “Daily Mail” më 1928 mbi turizmin automobilistik në Shqipëri

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *